Painting, poetry, photo abstract, scientific studies, research, interview artists.

25/10/17

Dimër i mirë....



Dimër i mirë____________


Plot verë do kemi,
do ta pijmë dhe dimrin e sivjetshëm,
do duken t"padukshmit e heshtjes...Do ndezim oxhaqet,
do lexojmë përsëriitjet...e çfarë thuhet, librave të verdhë,
çfarë ju ndezin poezitë...
Do cakisim gotave verën e vjetër me miqtë,
fluturat e shpirtit t"ju ringjallen ngrohtë,
në të leshtat velenxat do kukulosemi netëve...
Dashuritë do ripërtërijmë, përmes trupash..,
përqafuar do puthim shpirtrat...
Do mbyllim sytë e do ëndërrojmë, agimin....pastaj eh pastaj,...


Gjithësia, le të na bekojë secilin, veç e veç!!!.........

Kαλό Χειμώνα-----------

Qëllimi



Do qëlloj yllin e parë që do shoh në Univers, me lutje ata nuk bien!


@Irina Hysi


Ku shkon o yll, eja këtu
Ku thotë ai?
Kam frikë atje bie nga humnera...
Nuk bie ti nuk bie duke të lutur...
Eja këtu!
Unë kaq shumë të kam kërkuar ..
Do ikim bashkë për të parë botën....



24/10/17

Dy fjalë hyrëse -

Dy fjalë hyrëse -

Që fëmijë lexoja natën vonë der afër mëngjesi, ishte drita më e ndritshme e Universit, derisa gdhihej...Ky mister i fshehur pas perdes, misteriozen e habitur që pasoi fenomenin e rrezatimit e  artë  të diellit me ngritjen e padukshme  të njeriut....Rritesha me ëndërrat, ku shpesh personazhet e dashur diktonin  mënyrën e formimit brenda meje, reflektonin metropolit poetik si kalim i thjeshtë i rrugës ritmike mendimin tim, një rikthim në një kuptim të pakuptueshëm abstrakt, atje nga  dritarja e poezisë, hetoja universin ku të njëjtat shkaqe, kohë pas kohe do kishin po ato rezultate, e ashtu ndihesha e konfirmuar në vet"besimin për të ndërtuar  linjat ndarëse midis valës ose natyrës së grimcave të materies dhe rrezatimit, një të ardhmeje të valëzuar në një të kaluar grimcuar në rininë e humbur vajzëria, si diçka e papërshkrueshme e shenjtë...ku, përveç gjurmëve të këmbëve, atje koha do jetë duke ecur një epoke tjetër, lënë prapa kujtime, damaskut jeshil veshur sallonit pritës, pikturën lëvizëse, e cila akoma  ecën ngadalë-ngadalë-memorjes  si një kujtim i gjalllë...




Irina Hysi

18/10/17

Në kordinatën e katërt


Në kordinatën e katërt
Dielli i agimit u ringjall universit ndryshe
nga ajo që ndjej, energji blu,
që nga fillimi i kohës, e deri në kordinatën e katërt,
zhurmimit absurd ndjerë thellë në mendime.
Një histori e pafund kohore në themele strukturash,
qeliza truri, vetëdijshëm hapin shtatëdhjetë porta.
O Shpirt, jam këtu!
Shkrin ‘ndërgjegjen, gjaku im i mbinatyrshëm,
e rrëshqet gjithësisë në numërime eklipsi…
Ringjallur gjithçkanë brenda trupit, 
një vazhdimësi e përkorë,
shpirtshveshur shtratit në stërgjatje pritje…
E ka me qenë,...e ka me ardhë, përsëri...

Ishte atje ora…, akrepat lëvizin po ashtu...
dhe një Hënë e re zbehur kupës qiellore!
© Irina Hysi

https://atunispoetry.com/2017/10/19/ne-kordinaten-e-katert-poezi-nga-irina-hysi/

13/10/17

Une matinée romantique....






Un moment de sourire à travers les yeux, fantastique,

excellentes pensées.

Le vent en silence donne à l'âme le sentiment de rêve!

Qu'est-ce que j'ai fait, boire un café avec mon âme ....

Se rapprocher de la signification des choses,

il faut d'abord être perdu ,

en rêvant,là tu trouveras tes rêves,

sans aucune responsabilité

et pourquoi avec beau visage!

Une matinée romantique,

cette surprise bien-aimée,

des charmes avec du café,

un bon début de journée,

une orchidée blanche, une gorgée d'eau ...

sur la table laisser une marque,

aimer est la chose la plus importante ,

que nous ayons eu dans notre imagination,

fermez les yeux dans un rêve heureux!..
















© lrina Hysi

Traduire Frans Hals



ARTIST ART VIZUAL

❇ Painting, poetry, photosabstract, scientific studies, research, interview artists. ❇ ©

The Psychology of Art