Painting, poetry, photo abstract, scientific studies, research, interview artists.

18/10/17

Në kordinatën e katërt


Në kordinatën e katërt
Dielli i agimit u ringjall universit ndryshe
nga ajo që ndjej, energji blu,
që nga fillimi i kohës, e deri në kordinatën e katërt,
zhurmimit absurd ndjerë thellë në mendime.
Një histori e pafund kohore në themele strukturash,
qeliza truri, vetëdijshëm hapin shtatëdhjetë porta.
O Shpirt, jam këtu!
Shkrin ‘ndërgjegjen, gjaku im i mbinatyrshëm,
e rrëshqet gjithësisë në numërime eklipsi…
Ringjallur gjithçkanë brenda trupit, 
një vazhdimësi e përkorë,
shpirtshveshur shtratit në stërgjatje pritje…
E ka me qenë,...e ka me ardhë, përsëri...

Ishte atje ora…, akrepat lëvizin po ashtu...
dhe një Hënë e re zbehur kupës qiellore!
© Irina Hysi

https://atunispoetry.com/2017/10/19/ne-kordinaten-e-katert-poezi-nga-irina-hysi/

ARTIST ART VIZUAL

❇ Painting, poetry, photosabstract, scientific studies, research, interview artists. ❇ ©

The Psychology of Art