Painting, poetry, photo abstract, scientific studies, research, interview artists.

Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα Book. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα Book. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

17/4/23

Poetët


Poetët janë ndërtuesit e mbulesës qiellore dhe zbuluesit e të vërtetës! Duajini poetët, se përmes tyre, rrugët janë të lidhura me shpirtin, Zotin, Universin.

Janë poetët që sjellin energjinë e Shpirtit në çdo aspekt të jetës sonë. Poetët e vërtetë;- janë burimi më lartë i energjisë. Janë lidhje e fortë frekuence universale. Poetë:- janë zgjimi shpirtëror i njerëzimit! Kushdo që ka pranë një poet ,qoftë familje, miqësi, shoqëri janë me fat, sepse janë më të vërtetët në ekuilibrin shoqëror përmes intuitës dhe evolucionit në shërbim të njerëzimit, të kësaj marëdhënieje harmonike për të arritur qëllimin më të lartë njerëzor human si udhëheqësit e vetëm të qenieve dhe natyrës njerëzore.

Poetët duhet të respektohen, ata duhet të jenë pranë çdo drejtuesi, organizate, shoqërie në jetën tonë.
Aq i fortë është ndikimi i poezisë në natyrën poetike, dhe poezia brenda poetit është një forcë e jashtëzakonshme që njeh ligjet që drejtojnë natyrën njerëzore në një ndikim emocional në zemrat e njerëzve. Poezia lindi, pa lindjen e botës, çdo poet ndërtoi mbi themel një gjendje të fuqishme në zhvillimin shpirtëror të natyrës së një personi që ka njohur veten. Të jesh poet nuk është e lehtë, por të jesh poet është një mrekulli.
Poeti ngrihet në këmbë me forcat e veta. Poetit nuk i duhen as diploma, as çmime, as tituj, as karriera, ai ka lindur në shërbim të vetë njerëzimit. Poet është një kënd afër zemrës së secilit.
Poetët janë mjeshtër të meditimit, admirimit, ndjenjës, intuitës. Ata kanë lindur plot sharm. Natyra di të qëndisë zemrat e tyre me të vërtetën. Gjithçka në këtë botë është siç thotë poeti, gjithçka është në poezi. Lexojini me vëmendje poetët, në ritmin e tyre të brendshëm do të gjeni melodi, pëshpëritje, gëzim, bubullimë, përkëdhelje, zemërim, durim dhe padurim por mbi gjithçka dashuri Universale. Poeti riprodhon këtë natyrë të jashtëzakonshme të fuqishme të njerëzimit.
Njerëzit që jetuan shumë para nesh menduan për ta.
Fati i njerëzimit varet nga vendimi i forcës së fjalës që sjell zanafilla që shkojnë përtej kohës së kësaj bote.
Poeti na mëson nëndërgjegjen e shpirtërores dhe natyrën e besimit në një marrëdhënie me arsyen përtej metafizikës ka të lindur kuptimin, fundin dhe fillimin prandaj, ata quhen të përjetshëm.
Irina Hysi Artist
16 Qershor 2022
Ora 23 30 

Shiko më pak

ARTIST ART VIZUAL

❇ Painting, poetry, photosabstract, scientific studies, research, interview artists. ❇ ©

The Psychology of Art