Le
të kërkojmë!
Për
një botë të re ndërtuar ndryshe,
le të zbulojmë...
Le
ti falim ata që na lënduan,
lindim të
duam!
Rilindim,
për frymën që na dhuron Universi!
Le
të jemi të lirë,
të kërkojmë shpirtrat tanë.
Le
të shkëlqejë zemra jonë,
si yjet e kësaj nate.
Le
të ndizen rastësisë,
trëndafilat rreth lëndine...
Le
të shtrihen në kashtën e artë të Van Gogut
Le
të qajmë - le të qeshim, përsëri,
do të mblidhen...
Le
të jemi mendje hapur,
në dritën e fatit të fluturojmë…
Le
të mundësojmë përgjithmonë,
sa jemi së bashku….
Le
ta ushqejmë frymën e dritës,
me të dyja anët…
Le
të prekim lëkurët, në bulza vese mëngjesore,
shohim…
Kur
pema e jetës,
lëshon gjethet e vjetra në rrënjë!?...
Le
të rritet!
Le të zgjojmë botën e fjetur!
Dëgjoni
si dëgjoj unë këngën e zogjve?!
Le
të presim
që ajo të bëhet një lumturi dashurie!
#by Irina
11 Shtator 2018
8:24 Am