Painting, poetry, photo abstract, scientific studies, research, interview artists.

6/2/26

Duamëni!

Duamëni!
 
 
Brenda një ëndërre, duamëni!
Një ëndërr, zgjoi ëndrrëzën e heshtur!
Gëlltitur verbërisht një ide të ëndërruar.
Njeriun e ajrit, t"urtin e turpshëm t"harruar.
Si një ëndërrimtar përmes zgjimi kufinjsh... 
Zhytur në zhurmën e organeve memec...
Kërkon një gjysëm për t"më dashur, jam aty.
Përpirë symbyllur ritmin, një tjetri ëndërrim! 
Si e vetmja gjë,  melodinë e  frymës hyjnore! 
Kujtime t"kujtesës, përkëdhel n"drithërim.
O i ndritshmi yll, pse ma fsheh veten qiellit?!... 
E ndan veten, larg dëshirës, në copa t"malit?! 
Zbuloma shpirtin tim, çarçafëve të borës!...
Zemra ime kërcënohet, jashtë e brenda!...
Çfarë magji, kthen ritmin, në dritën e rrugës?
Kthemë shpirtit tim, t'pazëvëndësushmin shikim! 
Krijimi im, jam engjëlli yt i përkulur qiellit tënd! 
Plazma yte e shkrirë brenda teje si baladë!
 
S"bëj gjë tjetër, vrapoj me hapin e qiejve të shtatë. 
Mos vallë dhe pranë meje do ishe një gënjeshtër???
Duamëni!... 
 
© Irina Hysi Artist 

ARTIST ART VIZUAL

❇ Painting, poetry, photosabstract, scientific studies, research, interview artists. ❇ ©

The Psychology of Art