Painting, poetry, photo abstract, scientific studies, research, interview artists.

28/12/20

DY T’MIRA POQI

 

DY T’MIRA POQI

O Madhëria jonë e Dashurisë!
Na mbro, o Zoti ynë i dashur
Ruajuna, nga njeriu i lig O Zot i dashtun!
për mos të na dëmtuar njeriu,
o Zoti i Dashnisë …shkova atje,
me marr mish kasapi, u tmerrova,
Në vend t”thikave pash shpata, të çmuara…
Të hekurta, të prefme, gjuhësh të heshtshme,
kafshët, si legjendat, shpirtrash të ushqyeshmesh..
n”ndezur thellsimesh pathoresh t”lëvizshmesh…
Keni mëshirë për mëkatarin t”vdekshmin,
t”marrin e t”ardhmin, në”lufra humbsash”…
Tre herë…këmbët shtundi…e dy t”mira poqi…
Shpirt”n e vet ndoqi…njëriu, ah, njeriun…
E n”gjokset e malit uli sy…

Perëndi e Dashnisë!

- poezi nga Irina Hysi

DIMȄR

 

DIMȄR

Natë me dëborë.
Madhështore!
Ambient pa personazhe.
Më të rallë, dëgjohen angullima të mjera.
Nën këmbët tona, dimri ka lulëzuar.
Pemët, zhveshur qëndrojnë në horizont.
Skelete të zbardhura, krejt si fantazma.
Hëna e zbehtë, hiqej sikur nuk ngutej.
Ndoshta, kishte ftohtë, në qiellin e ashpër.
Me vështrim të trishtuar, tokën përfshin.
I sheh të gjitha shkretë, dhe ikën ngadalë.
Të ftohtit ndjehet dhe më …
Oh, ç'natë të tmerrshme, për zogjtë e vegjël!
Intervale të akullta, ere të pamëshirshme, dhuratë...
S'ka strehë, në pemët lakuriq.
Dridhen.
Plot shqetësim presin agimin, që kurrë nuk vjen!...

- poezi nga Irina Hysi

KALIMTARET

 

KALIMTARET?!

Ku jeni kalimtare, vallë harruat,
kur ju merrja me vete ashtu si ishit…
Ju mësoja të visheshit, të ecni, të flisni,
dhe ne diç mësuam nga padija juaj.
Tani më shikoni vëngër, kur vizitoni profile
qeflesha harruat, sa të fshehta jeni,
harruat vallë vërtet, kush ishit e djeshmja,
kur filtrimet fshehuazi, ju fshihja nën qepallë.
Sa të mira jeni, kalimtare të rastit,
asnjëherë poezia juaj s’ jua ndjeu mungesën
ju kujtova sot, këtu në ekranin e madh,
pashë e çfarë nuk pashë, deklarata të shkruara.
Në memorjen e shiritave të kujtesës time,
pashë sytë tuaj të vërtetë, si i zhvishte vjeshta,
atëherë kur gjethet me shiun putheshin nën pemë
dhe dilnin ylberët me ngjyra të gënjeshtërt.

Ah kalimtare, ju kujtoj si sot…?!?

- poezi nga Irina Hysi

NJË ÇUDI SI JU!

 NJË ÇUDI SI JU!

Veç Ti, Mbinatyrshmëri, njihje udhët e mia.

Të kërkoja në qiell por ti ishe dhe je kaq pranë.

Ti familja ime e përsosur, që të kisha e kam kudo.

Shkova vetëm kudo, duke kërkuar larg, prita kohët.

Atje, vetmive të mëdha mësova të njoh njerëzit.

Pashë botën mrekulluar si tingëllonin thellësive jetët.

Gjithkund vetëm, një hap para, edhe një, pastaj një pas!

Ti siguria ime, mendimet e mia shpesh të vërteta.

Hapi im, ti hapi im që tokën e dashur preke butësisht!

Ti dashuria ime ishe gjithshkaja, më e vërteta!

Me ty, planeti i madh gjigand dukej më i vogël.

Dhe erërat e egra ishin vetëm një fllad, forca ime.

Çdo kulturë e re më bëri të toleroj, të mësoj më shumë.

Nuk urreva kurrë askënd, sepse nga Sokrati kuptova!

Sa qenie e përsosur janë të gjitha qeniet njerëzore së bashku.

E për ti dalluar yjet gjigandë e xhuxhë, rreshtova shqisave të mi.

Me ndritshmërinë e tyre më treguan rrugët.

Të gjithë ishin dhe jemi si një kuptim, si një shenjë.

Kur heshtjet mohuese mbytnin, shikoja larg mbi malet.

Diellin, që tani zbret çdo ditë te unë, në zemrën time...

Çdo ditë, me Diellin, duke pritur, në lindjen e Tij.


Ti dashuria ime që më mbajte gjallë, sensi im i jetës.

Një çudi si ju!

Poezia ime!


Athens, Greece

- poezi nga Irina Hysi

REFREN

 

REFREN!

Veç Ti, mbinatyrshmëri, njihje udhët e mia.
Të kërkoja në qiell, por ti ishe kaq pranë.
Ti udhërrëfysja ime e përsosur
Shkova vetëm kudo, duke kërkuar larg e pritur kohët.
Atje, vetmive të mëdha mësova të njoh njerëzit.
Pashë botën mrekulluar, si tingëllonin thellësive jetët.
Gjithkund vetëm, një hap para, edhe një, pastaj një pas!
Ti siguria ime, mendimet e mia shpesh të vërteta.
Hapi im, ti hapi im që tokën e dashur preke butësisht!
Ti dashuria ime ishe gjithçkaja, më e vërteta!
Me ty, planeti i madh gjigand dukej më i vogël.
Dhe erërat e egra ishin vetëm një fllad, forca ime.
Çdo kulturë e re më bëri të mësoj më shumë.
Nuk urreva kurrë askënd, sepse nga Sokrati kuptova!
Sa qenie përsosur janë të gjitha qeniet njerëzore së bashku.
E për të dalluar yjet gjigandë e xhuxhë, rreshtova shqisave të mi.
Me ndritshmërinë e tyre më treguan rrugët.
Të gjithë ishin dhe jemi si një kuptim, si një shenjë.
Kur heshtjet mohuese mbytnin, shikoja larg mbi malet.
Diellin, që tani zbret çdo ditë te unë, në zemrën time…
Çdo ditë me Diellin, duke pritur, në lindjen e Tij.

Ti dashuria ime që më mbajte gjallë, sensi im i jetës.
Një çudi si ju!
Poezia ime!

- poezi nga Irina Hysi

EKUILIBRE DELIKAT

 

EKUILIBRE DELIKAT

Ndërsa bota s’ ka kuptim, ejani miq, shpikim një tjetër…
Shtrate shpirtrash erëmirë, do të gjejmë gjithkund,
t’ butë e t’ pambuktë, mbledhur e sajdisur dëshirat…
të harruarat, e të shpërbërat, koncepteve hapësirash,
përtej papërsosmërisë, dallimet do shpërthejnë….
Heshtjet pa zhurmë…, daullet kur të pushojnë…
në rrathë biçikletash, radhët shigjetë të përshkojnë…
e herë lerini të shkojnë…psherëtimat pa zë…
Qiellit, në shiun e ëmbël do i harkojë ylberet..
dhe yjet e fshehur do nxjerrin cepat një nga një,
kryet në prehrin tuaj do bien…

***
Prushe t’ kuq, flakë, copat e shpirtit do ndezin…
zinxhirë të pakontrolluar do çlirojnë, ekuilibre delikat!!!….

- poezi nga Irina Hysi

ZGJIM

 

ZGJIM

Oret jane te renda per tu kuptuar.
Minutat me qindra ton te rende hekur.
Sekondat fluturojne dhe pse jane flori.
Mos fli dhe pse nata te therret per gjume.
Leviz nga vendi Njeri!?!

- poezi nga Irina Hysi

SI LIND LUMTURIA…

 

SI LIND LUMTURIA…

Vjet, Nëntori ishte i butë,
dhe bora e parë nuk erdhi që nuk erdhi,
sivjet Nëntor i kuq si e shikoni,
mëngëshkurtër e më i butë,
shoku dimëror nuk do që ta marrë…
eeee….që nuk do ta marrë atë”…!?…

Vetëm nëse, tokën mbyt,
e ja nis stuhia,
bie shi, e gjeneron bujqësia”,
i shtron fushat në shtratin e artë
gjën” e gjallë, dheeeen e dhiiii,
e barinj, shtëpi më shtëpi…
Diellin e kuq, çati më çati…
e plot e përplot dashuria…

E mandej, lind lumturia…!?…

- poezi nga Irina Hysi

MREKULLISË…

 

                            MREKULLISË…

Butë-butë më merr, lëkurën në qiell,
era mes korentesh m’ përkdhelel’, frymë…,
pa duar “pa trup e shpirt”, hyjnizuar,
e gjitha askund, mrekullisë ka shtrirë…,
pa aromë, veç këtu, aq pak, var yjet …
nga lart heshtjen gjysmëhënëza shkëput,
një thelë portokall, horizontit shpërtheu…
lëng t’ kuq flakë, një karafil ç’ puth,
kulluar agimi, nga degët në ëndrra,
lule – verë, fluturimit…, sytë.
Zjarrin e ngadaltë mbajtën ëndrrënatës,
u ndal muzikë e pikës, origjinës histori,
me ylberin në lumë, notuan gaz’ korriku,
bekoi, paqen më pas…

Solli në buzët, engjëjt, drithmë zemrës afsh,
mëngjesit të pafjalë!!!…

- poezi nga Irina Hysi

27/10/20

FRYMIM

 FRYMIM

Mbizotëroni veten - mbizotëroni botën!
#byirina


Qenia që ndërtoi Botën është shpirti i pavdekshëm'.
*****
Pastaj, u bënë njerëz...
dhe njerëzit përsëri...
do të ngelen shpirtra...
Shpirtra,
që bënë një zgjedhje reale...
Shpirtra,
me qenie të mbinatyrshme nga e kaluara
që u veshën me kulturë, pjekuri, dashuri...
Cilësi
që mbajnë "Njeriun shoqëror", në ekuilibër!
#byirina


Piktura e poetizuar!

Për të pikturuar një trup duhet të dini të prekni nën imagjinatën e telave pa gjemba dhe të depërtoni thellë nën akorde, shtatë lëkurat e ritmit poetik me një fantazi të papërshkrueshme midis heshtjes së folur dhe shijes delikate të një ngjyre të çliruar!
by#Irina Hysi

Modigliani thoshte:-
Kur t"njoh shpirtin tënd do t"pikturoj sytë e tu!



Të kuptuarit e jetës!
--------------------------

Vetëm ata që shikojnë në sytë e të dashurve të tyre, jetojnë
sepse kuptojnë dhe mësojnë për jetën!





💎 YJET E SHPIRTIT💎

Poeti  nxiton në dritë me fuqinë e jashtëzakonshme për të zgjuar kuptimin ngjyrues imagjinativ të veprimit që qëndron në gjumë në shpirtrat e tjerë, me qëllim të ndriçojë konceptin e tij mbi mendjen e vet!...
#byirina💎

Cilësia në ekuilibër është gjith" sekreti i jetës!
#byirina

__Një udhëtim____

Ne, shtrojmë kohën, vetëm!
Si një urë aventure të dëshiruar...
Ne duam lulet e shpirtit, prekim xhamat avulluar...
Ne duam shiun, pijmë lotët...
Ne kemi ftohtë, duam ngrohtësi, ndërrojmë palltot...
Ne habitemi me fytyrën, çdo herë në pasqyrë...
Puthim lëkurën tonë me ëmbëlsi, habi:- u rritëm?
Ne jetojmë me poezinë si me fëmijën tonë...
Ne ngrejmë supet, kur ata ndryshe nga ne, guxojnë...
Ne shikojmë me dhimbje, mendojmë, e mendojmë...
Ne të lumturuarit e ajrit, që qendisëm me mollzat tona..
Atlasin e globit! Mbajmë gjallë, me frymën tonë.
Ne, shpirtrat e pastërtisë së arsyes,
udhëtarë,
që ndamë nga veshjet e mishta ethe t"përhershme!
Shpirtin, nga trupi braktisëm,
për zhurmën e zhurmës së etjes!
Pa atmosfera madhështore hirëzimi,
që mrekullia i fillon para fillimi...
Paradokse që udhëtojnë me ne,
lëngun e jetës...!...
Që ushqejn veten pëshpëritjesh t"gërmëzuara...
Që ndërron hapat pas, të rizbulojë gjurmët...ooh...!?...
Vetëm!
"Është një e vërtetë!
Si gurgullon verë e vjetër, derdhur qelqit të kristaltë...
Si një mbulesë tavoline në tryezë,
ndjen kënaqësinë e shkëputjes së plotë...
prej...
Njeriu!....



ZEMËRORI
____________
Dajti! Shtrirë përmbys!
Para syve!?..
Gjithë ai trup vigan, ëëëë?
Brenda gjoksit të malit,
fshehur ka...të pamundurën.
Të vërtetën e të vërtetës,
lartësinë e njerëzimit!
Të rrallën e dritave drithëruese,
të magjishmen e magjishme,
të sinqertën esenciale hyjnore,
dashurinë e vjetër të dashuruarën,
të shpërbëshmen dashurore...
Në shkëmbim materiesh të gjysmueshme
Mëshiruar brenda shpirti, puthësin e yjeve
si gjithëçkanë e mendjes,
të përkushtuarën gjithësuar etnor,
zemërekun e Shpirtit ngjizur,
errësirash palcash kockore ...
Të kërkuarin shekullor të shekujve.
t'dyshuarin për gjumë - pagjumit dimëror !...
Mikun i fundit, të parin t'paparë...
I paqëllimshmi i veprave të veprëruara
Ç'njohës gjigand i ndritshmi i Diellit !
Zemërorin zemrek, botës së sheshtë!...










KUSHTIM

SUBLIMUAR si vetë jeta!
Nuk e humb fuqinë imagjinata as globi nën rrathë të errët!
Çdo gërmëzim fjale do të zbërthejë thelbe shprehimi!
Dhe format e buzëve tona do ruajnë format hyjnore!
Tani, ne do të flasim mes nesh në kuptimin e shtatë!
Imagjinata pa tela do të triumfoj yjet, bebet nën çehret...
Ne nuk do jemi më njerëz me maska por shpërthim dinamitesh
Ne do të kuptohemi me njëri-tjetrin përmes shqisash.
Si ushqimi ynë më i domosdoshëm trupit e shpirtit
Ne do të kërkojmë gjithë dashuritë në fëmijët tanë
Do të gëzojmë vetëm brenda kufijve të mureve tanë
Sytë tanë do të luten shumë mbrëmjeve
Yjet të zbresin qiellërimit!

Artist dhe punon!
Arti në nivelin shoqëror!
Vepra më e bukur e vitit




My art
paperpainting on paper
37 x 27.5
Çelësi i dritës së botës!

Unë jam frymë, vendos shpirtin në ëndrrat e mia.
Eci ngadalë, si mbi një pasqyrë prej ari të pastër.
Reflektuar rrezes diell imazhin tim qiellorit.
Eci, eci butë, butë...shikoj pas meje, dritëhije, forma...
Në kthesën e një vargu, qenia ime ndriçon formimi.
Githëçka që sështë gjithçka dhe gjithçka asgjë.
Botët e mia të dashura, gjithçka mbi një ekuilibër!

#Irina Hysi


Shpërndarja e dritës së diellit ! Ylberi.




2/6/20

brenda busulle

Kudo isha unë, brenda  një busulle të fshehur, 
si një provë pa provë..,udhëtuar në kërkime..
një bote që po humbet  blusë të ujit... thellë...
Vehtja si një instrument i vetëm njeriut oqeanik
në ekstaza rrjedhjesh shukullohet si mbulesë,
shtrirjes universale të shekullit të maskuar, kokëulur..
Pam - Pam, notash apsolute, masonike...muzikë...
Çuditem si diejt pijanec priten të pihen pasqyrash..
Nuk besoj se heshtja urdhëroi te zhdukë gjithçka!
Nuk besoja se shqisat e zjarrtë, zbehën ëmbëlsitë..
Çkohë e zemëruar shtrin siluetët si fatet në qelq,
në tastierat e egra, mollzat zhveshin gishtat e vet...
Para meje një ekran pa shpirt shkëlqyer ngjyrimesh,
Pikturash të rreshtuara, orësh të lodhura pashpirt...
Tërhiqen zvarrë, në shportat e zhurmshme mëngjeseve...
Mbrëmësoret e munduara që fshijnë veshët në pëllëmbët...
Çfarë heshtje e habitshme mbështjellë  pritjesh..
Çbëjmë, ne bëjmë?!?...
Ne të përjashtuarit që ndërgjegjen ndjekim me imagjinatë!
Për ditë të ndritshme  për sy të sinqertë,
do prodhojmë shqisa të reja?...
Kudo isha unë, vetëm, me dysha të përndjekur zerove gjigandë...

6/5/20

NJERIU I MËSUAR


Ah, njeriu i mësuar!?!
Ky njeri që më shqisat e tij flet.
I njeh mirë zinxhirët e të folurit.
Sështë thjesht poezia e një dite,
as ndjekja e pëlqimeve të turmave.
Është më shumë se shumë,
vizioni i këtij njeriu të panjohur.
Është ajo çka shikohet ndryshe,
nga ç'shohin e ndjejnë të gjithë.
Që jo natyrshëm,
ju duket se tashmë dinë gjithçka!?
Po gjithçkaja duk s'ka!
Thua se e di, e njeh asgjëja,
botën e re të gjithçkasë...
Nga t'i'a nisë?
Asgjëja!
Çfarë çudie, injoron gjithçkanë?
Ndërsa gjithçkaja e re,
shumë më e re se e vjetra...
Gjithçkaja, që ju mban një linjë,
asaj i shumëzohet,
- rishumëzohet, kur nis pjesëton:-
habinë me njerinë.
Merr synë e djathtë e lidh.
Ç'habitesh?
E lidh me dorën, dorën me gishta,
gishtat me tregues.
Ja!...
Kështu nis e shkruan, poezinë ndryshe.
E deri këtu shkruajnë të gjithë,
por jo, rri në linjë....
Nga syri në dorë nga dora në ballë.
Në ballët që lexon përballët...Njeriu gjuetar.
Njeriu që kthehet dhe hy në veten,
njeriu që ndryshe paramendon.
Njeriu që formon kuantikët paralele,
mes dy a më shumë kohësh.
Njeriun, udhëtarin shumëdimensional.
Njeriu që sfidon veten.
Njeriun që kthen veten në vetëvetëveten,
që ecën në ajër, majë një litari,
me një shkop bambu të gjatë.
Njeriu që hy në një tjetër kohë,
në një univers të ri me idetë e tij,
me konceptet e tij.
Njeriun që ngjiz, çfarë prek!
NJERIU që mban hapur librin universal,
nga yjet dhe gjithçka.
Që ka një rend tjetër mbretëror!
Njeriun, e imagjinatës!!!...

@Irina Hysi





ARTIST ART VIZUAL

❇ Painting, poetry, photosabstract, scientific studies, research, interview artists. ❇ ©

The Psychology of Art