Painting, poetry, photo abstract, scientific studies, research, interview artists.

29/3/19

Kujtesë...

Kujtesë...
Zotat nuk vdesin, besimi vdes,
turmës së vdekshme të mosmirënjohësve.
Perënditë të pavdekshme janë,
nga vështrimet tona fshihet re e argjendtë'...
Oh, Thesalia e shenjtë që prej vitesh të duam,
shpirtrat prej tyre kujtojnë,
kur Perënditë tek ne, lulëzojnë kujtime...
pulsime të të parës dashuri,
Sa herë që flladi muzgut puth Thesalinë
gjallëri nga jeta e perëndive kalon,nëpër atmosferë,
një formë e papeshë 'thelbëzon,
figura të paqarta mbi kodrat e saj fluturon!...
K. Kavafi

9/3/19

LERMA SHPIRTIN TË LIRË


Lerma Shpirtin Të Lirë

TranslateLerma shpirtin të lirë, trurin, zemrën,
koh e shfaqjes mbaroi!
Lerma, trupin e pamundur, kur ti ma ke lënë!
Lermi venat e mia, të lëvrijnë të padukshmes,
qetësinë e errësirës së trupit tim.
Ka humbur tashmë pasionit të rrugëve...
Nuk ka as zjarr as puthje as flakë të dridhshme,
ti je kthyer në kashtë, e vetmja gjë që të ndez,
është stuhia e kërkesave të mia...
Ti përkulesh mbyll sy, ngre nerva, hej,
tani duket sikur mishi yt vjen erë i djegur,
rënkon gjuhën e drurit të lëmuar, largohesh prej frike,
shuan të pathënat than e thith, pranverat...
Tymi nuk ta do hirin dru i papjekur..fikeni ushqyerjen
Ti pyet a të dua më, por në fakt ti e di,
me gjet lirinë, diçka...diç duhet...arma e varur oxhaku....
Dhe, fikesh ngadalë-ngadalë thëngjijve fshehur...

Sa vite skllavëri paskam duruar, pritur, pritur pak liri e lumturi!?...

#byirina



6/3/19

Endrra e Mbinatyrës.



Artisti ecen neper poezine e mrekullueshme te jetes,
si njeriu me i privilegjuar i tokes,
sigurisht ai ka nje mision, kthyer poezine ne prekshmerine.
Apsolute si nje persosmeri, ai nuk vdes kurrë,
shënime, fjalë, reflektime, ngjyrat, tingujt që lë pas,
janë vazhdimësia e qenies së tij
mënyra e tij për të qenë.
Sepse Artisti i perket shpirtit,
duke ecur në gjithë bukurinë e mrekullueshme,
një bote tjetër poetike, si një krijesë e privilegjuar
që ka misionin e lartë për të prekur ëndrrën Mbinatyrës!

E VERTETA

E verteta nuk shkruhet kurre, ajo vetem jetohet, askush deri me sot nuk ka arritur ta shkruaj te verteten si nje te vertete, ka te vertete por ajo do ngelet ne erresiren e drites se saj!
E verteta eshte nje gje tjeter e pathene njeriut, qellimit pse ai erdhi ne toke, ai do ike pa e mesuar kurre qellimi i tij ishte ....
Oh sa e trishte pse Imzot ju dini gjithshka pse nuk flisni pse ..
AI u pergjigj sepse une funksionoj me llogjike 😪
# byirina

Artisti

Nje njeri mund te lindi artist pa marre kurre asnje mesim nga askush!
#byirina

ARTIST ART VIZUAL

❇ Painting, poetry, photosabstract, scientific studies, research, interview artists. ❇ ©

The Psychology of Art