SHPIRTI “ALFA
Nga: Irina Hysi
Nga: Irina Hysi
Shikoni sytë duke folur, a plotësojnë , a ndikojnë njëri-tjetrin pothuajse pa vetëdije, nën një pezm ” futur brenda zgavrës, plot kufij imagjinarë, ëndërrimtarë, sikur të gjendet aty numri i shpirtit alfa ” brenda asaj hapësire, si një takim unik , i një loje midis kornizës dhe syrit !
Çdo deshifronin shqisat aty, vetëdijen për të përshkuar dimensionet e pafundme të një periudhe, ku koha erdhi në një paskohë, kur njeriu kërkon të vdesë e zhdukë po njeriun.
Kush ka antipati e hutohet përmes kufizimit memorie, pa shpjegim tjetër logjik, i duhet të lëvrojë mes atyre kuptimeve e ndjesive përjetuese, që në dukje janë shumë të imta e gati të padukshme, por që ngrejnë konveksione të fuqishme, të cilat si në një ekstazë të vërtetë grishin realitet meskine dhe lundrojnë përherë mes introvertit dhe ekstavertit.
Koha hekur kurrë nuk ndalet, vazhdon drejt sfidave të reja, gjithmonë në rivalitet agresiv, në emër të atij efikasiteti për të përmirësuar, ndryshuar e zgjuar të tjera botë zhvilluese.
Të mendosh që edhe përvojat e këqija janë të domosdoshme për zhvillimin tonë, gjithmonë mund të transformojë emocione nga të cilat më pas reagojmë e reflektojmë, kjo është si kronoligji e atyre etapave dhe periudhave të errëta ku urrejtjet kanë uzurpuar masat dhe janë tërhequr zvarrë reve të dishepujve që i kanë nxitur, për të rënë më pas si perde të grisura e të frikshme, ku skena të tilla paraqesin ankthin dhe frikën e mospërsëritjes, për vetëm pak kohë dhe më pas riformatimit të tij drejt të tjera formave në dukje, por të njëjta në përmbajtje; krenarisë së munguar dhe prekjen e lavdisë së dikurshme.
Si qenie të arsyeshme udhëhiqemi nga qëllime dhe ide , të cilat vijëzojnë imazhe njëlloj si pikturat impresioniste, ku shijohen ngjyrat e jashtme dhe cektësia jo rrallë nuk arrin të depërtojë në brendësinë shprehëse.
Në qoftë se do paragjykohet për mënyrën e arsyetimit ose percepetimeve të ndryshme një ditë tjetër do hedhë të tilla dritëhije që do kuptojnë jo vetëm strukturën social shoqërore të dubluar nga dëshmitë e asaj kohë që shkon përherë reminishencave të saj, kufijve të lakmive dhe fshehjes pas megapërfytyrimit ekzistencial globalist.
Kreativiteti i njeriut dhe i artit në përgjithësi bën që të kuqen e ndezur e njehëson me figurën e magjisë femërore, të verdhën e Van Gogut me ato pështjellime e turfullime të memories njeri, e për të vazhduar me grinë e trishtimit që në konfuzion me vetë jetën sjell nuanca dhe pasazhet e atij realiteti që përherë kalon përmes gjithë konveksionieve trup e shpirt.
Po ku është ndryshimi dhe pse kjo lloj rendje …?
…Ndryshimi është tëk lartësia e ideve që duhen laburuar, tek estetika që duhet të përcjellë tridimesionalitetin këndvështrim dhe shpirti alfa i shkrirë një me ndjesitë përjetuese, me mendësinë që duhet të karakterizoje dhe impulset pozitive që tek e nesërmja duhet të trasmentojë.