DASHMËRI VJESHTE
Dashmëri vjeshte
Të mbaj në shpirt dashuria ime, ti luan
Te mbaj në zemër dashuria ime - thua më prit
Të mbaj imazhin në ekran, ti qesh...- Hape thua ...
Në një tingull të pamjaftueshëm mbyll përsëri
ma zhduk gëzimin në sekondat, ikën në çast,
Në mungesë nga Dajti hedh sytë, ku dihet ku je,
U thanë gjethet e portokalles, ranë pranë e pranë
të mbështjellë lart - poshtë dashmëritë, si gjalp e lajthi
Zgjat dorën, i mar të dyja, i përputh me njëra tjetrën
Ne heshtim, e tok psherëtijmë sekretet tona
flasim nga mosthënie, flukseve të pakuptueshme
Eh..!..E ndjen sa e shijshme është jeta me gjysmat?
Mbaje shpirtin tim në dashuri loja ime, e ke në dorë..
Mbaje dashurinë time në zemrën tuaj, gjithë ç'dua.
Mbajeni imazhin në ekran, qesh, hap...flokët e lirë...
Dëgjo mua pastaj bëj ç'të duash, ti di vetë,
më lër mua zjarrin këtu, prush, e lëviz, ik e hajde...
Në një zë pranvera zu gjumi ngadalë - ngadalë,
mbulon me hi hyjnor truri, kthjellët thith, ti e di, unë e di...
Ne mbështetemi në shqisë, ne hamë me shqisë,
në urë distancash, derdhemi mbi orët e humbura,
puthim lulet tona të argjendta" që rriten gjysmëhijesh.
...
Marrëzi e zhveshur vjeshta jon" shkri gjeth ar",
e gjithë ç'pe thellë shtruar...lule e zogj,
merr me vete fryma e ditës, e natës rri zgjuar,,,
Nën diellin e shpejtë të dritës, gjurmon ëndrrat...!?..
E di, dhe ti e din që ke me më dasht” tan”jetën....Apo jo dashuria ime, a ban me e than nji herë t”vërtetën...Zgjohu dashmëria ime e shtrenjtë...!...
31 October 2018