Painting, poetry, photo abstract, scientific studies, research, interview artists.

2/6/18

Mos prekni të palumturit


Janë të mbështjellë, në ëndrrat e pagjumësisë pa ëndrra.Janë të pafajshëm. në dyshimet e tyre të tërbuara.të zemëruara.Janë të mbytyr nga gënjeshtrat kohore, zhytur plotësisht në vonesat,heshtni, para këtyre dhe prisni...Lutuni të jenë të gjallë me trupat e tyre,lutuni të lidhen me krahët e tyre... Lutuni që frika e tyre mos të urrejë nënat e tyre.Duajini butësisht, mëshirshëm, zërin e tyre e pazë,zërin e tyre më të zhurmshëm,të shurdhër.Duajini ashtu si...Shpirt o shpirt mbroje mendjen e tyre, dhimbjen e tyre të pafundme...Ruajini këta njerëz t"pafajshëm në britmat e tyre pa britmë..Urojini çdo ditë të jenë të lumtur me shpirtrat e tyre.Mos prekni të palumturit!!!

Njeri i Madh!Ju që komandoni në majat malore të së vërtetës!Urdhëro lumturimin e tyre prej pafundësie!Bëmë dhe mua të lumtur, në lumturinë e tyre!
                                                                       Irina Hysi 02-jun-18IRINA HYSI ARTIST·02.06.2018419 lexime

ARTIST ART VIZUAL

❇ Painting, poetry, photosabstract, scientific studies, research, interview artists. ❇ ©

The Psychology of Art