Absurdi veshur kundragazin!?
Ë, sa çudi?...
Si një frikacak i butë, në interesin e tij lodron,
dikur, ish absurd, i fortë, rrjepacak, rrebel...
kërcente mure, zhurma, bankete, miq...
Kurse sot, absurdi veshur firmash iluminimi,
flet butë si lepur i ngërdheshur...
Absurd, u bë i pasur, prej gjuhe ju kujton,
se gjërat,
u bënë rrecka të fjalosura, veshmbyllura në qetësi,
copëzash të çrregullta, grepash hedhur xhepi....
u mbulua me dritë rozë...në skenë...absurd...
Ding, ding,ding...lëkundur mes zërit...
Ç’mantel i zi ia tregon kopankat e s'qullura?
organit virgjëror maturon?
Ç 'pis absurd iluminuar!!!...
E pakuptimtë rruga elektronike , vetëdijen ka kthyer në figurina të patërheqshme
veshur prej rrëmuje groteske.

Përshtatshmëri!
Fantazmat gënjejnë se do çlirojnë ylberët nga errësira!