Duamëni!
Brenda një ëndërre, duamëni!Një ëndërr, zgjoi ëndrrëzën e heshtur!Gëlltitur verbërisht një ide të ëndërruar.Njeriun e ajrit, t"urtin e turpshëm t"harruar.Si një ëndërrimtar përmes zgjimi kufinjsh... Zhytur në zhurmën e organeve memec...Kërkon një gjysëm për t"më dashur, jam aty.Përpirë symbyllur ritmin, një tjetri ëndërrim! Si e vetmja gjë, melodinë e frymës hyjnore! Kujtime t"kujtesës, përkëdhel n"drithërim.O i ndritshmi yll, pse ma fsheh veten qiellit?!... E ndan veten, larg dëshirës, në copa t"malit?! Zbuloma shpirtin tim, çarçafëve të borës!...Zemra ime kërcënohet, jashtë e brenda!...Çfarë magji, kthen ritmin, në dritën e rrugës?Kthemë shpirtit tim, t'pazëvëndësushmin shikim! Krijimi im, jam engjëlli yt i përkulur qiellit tënd! Plazma yte e shkrirë brenda teje si baladë! S"bëj gjë tjetër, vrapoj me hapin e qiejve të shtatë. Mos vallë dhe pranë meje do ishe një gënjeshtër???Duamëni!... © Irina Hysi Artist