Ti që në katet e heshtjes jeton!
Në krahët e qiejve fluturo!
Dil trishtimit nga e zezë e gri, lufto shpirt i lirë..
Shqipëtarin flamur, puthe, gëzim e paqe lut...
për atdhe e pavarësi flijo!
në gjuhë të huaj shqyp, fol e mendo!
të harruar, gjithë sa ikën e u kthyen të zhgënjyer...
Vendit të shitun zotave kërcënues, në emigrim bijtë dëboi ..
Etërit, tokë me duart e vet hapën e me zemër të ngrirë lanë...
ah, sa pak të kam ndimu...
Ti, fshat i bukur Shqiptar sje si dikur, si t"lash e si t"gjeta,
ruajna Nënë Shqiponjë fëmijët si dritën e syrit!
Mirëmëngjes, Nëna Shqipëri!
Të qeshurën shkrirë viteve në brendësi kërkoj
Z"bardhëlluar borën e rrallë...të bardhën kadife shkrifëruar ,
Të shkel vetëm një herë, i virgjëri nëndor, i cikluari i tokës..
Sot i kuq, flakëruar flamur bekuar!
Ditë o ditë e nëndorit... dil e shndrit, gëzimin e lotit...
liri në dritë?!
III

