IRINA HYSI (Φ)
MALREALI____Poema heuristike: __
Spektri: Imagjinatar
Poezi: Abstrakt-surreal
© MAPO editions
Tiranë, 2018
Të gjitha të drejtat për këtë botim janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij libri nuk mund të riprodhohet përmes çdo mënyre ose mjeti pa leje paraprake. ISBN:
MAPO editions: Bulevardi Gjergj Fishta, Nd. 70, H.1,Universiteti Europian i Tiranës, Cel. 068 20 16 616, info@uet.edu.al, www.uet.edu.al
Libra të autores ndër vite
© Tiranë, 2018
Rebus, 2012
Ciklon, 2015
Zonjëzemra 2017
҉ Fjalët e mia të para do të jenë fjalë falenderimi per
Universitetin Europian i Tiranështtp://www.uet.edu.al/
ABSTRAKT
_________________
Fjalët e poezisë janë frymëzimi i shenjave sekrete hyjnore të esencës të qëndrimit të mendjes, shikuar larg imagjinate gjigande kombinuar realitetit gjithçka që përgjigjet ndjenjës, Origjinalitetin e reflektuar në ritmin, kuptimin e Sensit të Gjashtë, i cili zbërthen fjalë-kyçe, krijon që në embrion frytet e shpirtit, ndërtuar kështu mbi çdo detaj, modele universale tredimesionale kapin situatën, në kupolën arkitekturore të trurit!
Si në kështjellat poetike të Gaudit:-Arkitekti i Perëndisë udhëhoqi thirrjet për lumturinë, ndërthuri hiperbolikën me forma kthyese të dyfishta, të pavarura hapësirës, vetë-mbështetëse, me bazë dritën e natyrës krijuar përshtypjen e një qielli xixëllues duke arrit qëllimin e madh, perfeksionimin e përsosmërisë, tejkaluar stilit Gotik.
Gaz i gjetjes në trupshtetin, zemrëzgjuarës dashuruar, bëhet ushqim i padukshëm i përcjellshëm prej shijesh ëndërruese rihapur burime perceptuese për shkak të fantazisë së madhe të natyrës, konceptojnë një tjetër shpirt kthjellues brenda vehtes, bashkëudhëtuesin e metrosë njerëzore që përjetojnë këtë dhuratë hyjnore të rritet dhe zemrën më rrebele, të dëgjojë veten me gjetjen, një lidhshmërie degë ose nën-degë, degëzuar qelizash yjore…
Si rrjedhojë, Qenia Supreme është përtej materies një evolucion transformimi, duke drejtuar atij misterin që në reagim ndryshon temperature, fijezoret e fjalës frymëmarrin lirshëm, perceptojnë drejt thelbi një dridhjeje boshllëkut ku vargu i kulluar thellohet, lundruar membrane sinjalesh të mbifuqishme përtej mishit njerëzor rilind, pavdekësia e KRIJIMIT! ※
※ Melodia e saj mbështjellëse njeriut human, përgjigjet zërit me interpretimin e gjetjeve, kuptimin e lëvizjes ose folëzimin e fjalësisë së animuar me energji si një film fantastik i cili stilizohet nga poetët e rrallë!
POETI, shpirtërisht i dashur, i hapur për të gjithë, i mirë i sjellshëm, i dhembshur i shkolluar, pavarësisht se e lexojnë, ai di mirë se njerëzit japin atij ushqimin frymor që e drejton atë në rritje. Ai sheh ndryshe pa ego natyrën e ndërlidhur ekzistencës sonë, nuk zemërohet, nuk lëndohet, është i kuptueshëm ndaj atyre që nuk janë larg rrugës shpirtërore.
Është i durueshëm sepse vlerëson se si injoranca krijon vuajtjet njerëzore, nuk dënon ata për mënyrën e hapit të tyre të gabuar. Poeti kupton sfidat e arritjes së ndriçimit nëpërmjet thirrjes së ndërgjegjes, zhytet qendrës dhe rrethit të dijes me forcën që mbart dhe ngre puthjen e erës, e cila bën poezinë e tij hyjnore.
※ Poezia është rrënja e qytetërimit të fjalës nga ku lind burimi i shpirtit njerëzor, baza e pemës së jetës dhe strukturës së mendimit!
Poeti ka forcën e brendëshme e cila ka mësuar atij mënyra të shëndetshme të lidhjes me burimet e ushqimit shpirtëror-nëpërmjet ndërveprimeve me njerëzit, i vetëdijshëm për shëndetin e tij fizik mendor emocional, në harmoni me gjendjen shpirtërore për lëndët ushqyese kuptimore dhe substancat ngacmuese vendosur ndriçim e tij në mendje - trup – shpirt.
Poeti ’lajmëtar shpirtëror, merr ushqim frymor kërkon përpjekje për të qëndruar në mënyrë të vazhdueshme të plotësojë fuqinë e tij frymëzuese vetëdijshëm për veten dhe botën përreth!
Poeti e njeh vendin e tij në Univers, ai sheh me qartësi të madhe zhvillimin e një kuptimi ndryshe të natyrës njerëzore e cila kërkon kohë për të vëzhguar.
Busulla poetike ndjek qëllimin që na udhëzon meditimin në udhëtimin tonë shpirtëror – një vizion që shtrihet rrugës, duke jetuar ndryshe një ngjyrësim gjelbërimi shumë të dashuruar, por për të, ky nuk është vetëm një koncept, por realiteti për mbijetesë.
Poeti është një udhëheqës në zemër të jetës, kupton detyrën e tij për të ndarë e ndihmuar që njerëzit të gjejnë liri nga vuajtjtet, ai udhëheq me shembull humanizmin, njerëzit ndjekin atë për shkak të asaj ç’ka është dhe për çfarë ai qëndron, për të lartësuar forcën krijuese dhe motivuese të hyjnores provave të prekshme, të pakundërshtueshme në ekspertizën e tij të mendimit.
Drita poetike përballet me kohën dhe çelësi jetësor është në kërkimin shpirtëror të hyjnisë para fjalës së poetit ai shkon përtej botëve të tjera, kur ajo bëhet në mënyrën e të menduarit, jetojnë me fuqinë e tij e dëshirës së brendëshme zotëruar në elementet e natyrës poetike.
Pikërisht lëvizja e mendimit është pika më e rëndësishme e transformimit, komunikimi me shpirtin tjetër.
Ekziston që endja e fjalës apo drejtshkrimi poetik nënvizohet për të favorizuar ndryshueshmërinë krijuar ura në metrikë, prandaj fryma më e vogël ndërprerëse kombinon të tjera diversitete të papritura të ekzistencës për fjalën e ardhshme. Stili i të shkruarir tenton të jetë asgjë më pak se një mënyrë imagjinare, ndërthurur me realitetin e sotëm që secili përjeton, që ndryshon në kuptimin e gjuhës së shenjave dhe e ndërton atë si një mjet komunikimi me vehten dhe botën [dhe pse nuk jam aq i sigurt për të tha Albert Einstein] si dhe me marrëdhëniet e dritës me errësirën në shpërthimin e saj të vërtetë duke përcaktuar vëmendjen që lidh dimensionet me vetë-analizën e fenomenit.
Perfomanca poetike e vargut si fillim përfshin kuptimin figurativ të kuptimshmërisë që dominon fjalën poetike në aspekte të caktuara të shprehura me anë të konturit të theksuar të fjalës dhe intonacionit të fjalive përmes imagjinatës si /hieroglifet/, e cila është e pranishme pothuaj në gjithë poemat dhe madje qëllimi i këtij libri është zhvillimi i saj si një model lëvizjeje i mospërputhjes njerëzore me realitetin dhe hedhja autoritare heuristike mes pakuptueshmërisë!
Poeti mes llojit njeh kodet sekrete, por ligji xhunglor duke dashtë të jenë më shumë se ai, i cakton ata të rrethuar ndër vende ku ka ferra mendore, pikërisht ky ligj ndiqet nga Universi i cili zgjoi ata emrat e krijuesve për të mbajtur në duart trunore, lulëzimin e shpirtit!
※
KUPTIMI I HAPIT
Njeriu jeton në një botë të pakuptimë përreth për ti dhënë kuptim hapit të vet, kohës para saj që lëviz para vetes, me njerëz pa dallim edhe nëse ju bëjnë, për të qeshur rrallë, shumë rrallë që ecin me JU, duke folur lirshëm mendimin e tyre, që ju kujdesin plot dashuri që ju kritikojnë veç që do jepnin dhe gjak për JU në rast nevoje, gjithë të tjerët, janë KALIMTARË që jetojnë, brenda një sistemi të imponuar!
Irina Hysi Ma

!["ZONJËZEMRA, ARTI RILINDËS I NJERËZIMIT
URDHËRUAR PËR TË UDHËHEQUR
Doli dje nga @[1523601767884342:274:Botimet UET PRESS]
© @[400727253329572:274:Irina Hysi Artist]Ma 2️⃣️0️⃣️1️⃣️7️⃣️
JU Faleminderit Z.Henri Çili per botimin, ju jam mirenjohese respektet e mia te sinqerta, falenderime gjithe stafit tuaj.
ANALIZË KRITIKE NGA SAFET HYSENI
___________________________________
Artistja e penës Irina Hysi:-
Sjell, një stil të ri; në letërsinë shqipe, mbase edhe më gjerë!
Kompozimi i parë në këtë kuadër i artit abstraksionist në POEZI!
Sot, kur teknologjia e informimit dhe komunikimit, është në nivelin më të lartë, lexuesi ka mundësi që të thithë atë që do në rrjete të ndryshme, në faqe që ndërtohen për art, kulturë, letërsi, shkencë në shumë zhanre.
Vargu poetik i Irina Hysit, apo thënë më mirë krijimi i saj artistik, percepton anën tjetër të fshehtë të gjërave të një realiteti tjetër misterioz të padukshëm, më ka detyruar ta lexoj e ta rilexoj. Pikë - linjë - formë dhe sipërfaqe; - termi është përdorur shpesh në mënyra të ndryshme të thotë diçka fantastike, groteske, absurde apo të çmendur në ushtrimin e lirë të mendimit duke eleminuar mekanizmat e tjerë psiqik dhe duke i transferuar ato imazhe, në botën e artit përmes një thelbi të lirë mendor pa ndërhyrje ҫensore t'ndërgjegjes, me një imagjinatë propocionale krijuese, më ka bërë kureshtar të kuptoj më shumë, dhe duke lexuar në disa raste jam befasuar për të mirë, madje herë-herë më ka magjepsur!
Nga mënyra se si e shtjellon funksionin aktual në nënkuptimin e mendimit, kuptimin e dyanshëm, filozofinë e thellë që trajton temën, tregon për një mjeshtëri të thellë psiko-filozofike që është në gjendje, fenomenin me ca vargje ta shndërroj në skenar filmi, pra, shfaq një tendencë të qartë me dritë, ngjyra dhe sipërfaqe t'shndritshme që shkatërron çdo lloj iluzioni për thellësi në lexim, ku mbizotëron kontrastit të vetëdijshëm, me figura kaq të thjeshtëzuara, fjala është krejtësisht arbitrare dhe hapësira krejtësisht e ngatërruar, sa është e pamundur ta shquash argumentin pa iu referuar kuadrove të tjerë të series të cilin lexuesi, veçanërisht mbetet i çorientuar nga mënyra se si përdoren linjat. Veç kësaj imagjinata e saj, çdo herë na e zbërthen duke na dhënë edhe porosinë apo mesazhin, se koloriti i ngjyrave dhe vetë personazhi në këtë rast lexuesi ballafaqohet në fenomenin për të kap zgjidhjen.
Po them pa droje se vargu i sajë është i veçantë, në stil dhe përmbajte!
Fillimisht, të lenë përshtypjen se nuk është mirë i ndërtuar por, po të thellohesh artistikisht do nxjerrësh mjaltë nga të gjitha anët. Ajo, Irina Hysi që unë nuk e njoh fare, duket se jeton në një botë tjetër të krijuar enkas për të lëvizur personazhet e saj të preferuar në kohë, duke i stolisë si kohën në të cilën i jetojnë ata, duke u përballur me ligësitë e uraganit që vetes i kanë ofruar jetën e salloneve, e në anën tjetër, me vetë pashpirtësinë, janë ulur dhe po dehen në tryezën e tyre prej mëkatesh!
Njëherë në një poezi të saj, kam thënë se: “Jeni krejtësisht skeptike për vlerën artistike të këtyre vargjeve që rrjedhin në leximin e parë por të dytë që shkatërron çdo lloj iluzioni por me shumë thellësi të përmbajtjes. Dua të jem i saktë. Poezia juaj, lexohet që të shijohet në imagjinatë. Do të thosha se; një vepër e shkruar në poezi për mënyrën e dhënies së porosisë (mesazhit), apo komunikimit me lexuesin e jo më pak se dija, dyshimi më pëlqen”, me këtë kam menduar se kur vargu i saj zbërthehet, lexuesi për disa çaste përjeton ndryshimin shpirtëror, duke lozur në një skenë që e ka ndërtuar autorja, të paraqet mjerimin, dhimbjen, gëzimin apo lumturinë…gjithsesi tragjikja dhe komikja me elementet përcjellëse, që vetëm ajo di t’iu jap ngjyrimet përmbajtjësore.
Edhe pse abstrakte në poezinë e saj ka dhimbje por ajo “është dhimbje pa gjak”. Me një rast Irina ka një thënie: Sytë e shpirtit të tu, janë t’shenjtë, kanë limit pa kufij, për fuqi t’brendëshme të zhbirimit t’errësirës në dritë, kurajo, forcë, besim i ardhur prej ngjyrës së qiellit,
nga Universi Hyjnor”!
Poezia:-HYMN I SHPIRTIT:-
Është një mesazh që jep shpresë, ëndërr që zbulon një marrëdhënie sekrete, optimizëm që të armatos me vullnet për të ndryshuar kohën për të nxënë dritën por vargu i saj kërkon vetëdijësim të elitës, pauza në lexim në llojin e saj ka një zgjatje të pacaktuar pa rimë që është mbajtur vetëm nga kohëzioni i brendshëm i ritmit me vertikalizim dhe jo me duar të shtrira shërbëtorësh.
Vargu i saj kap hapësira të pakufishme dhe ka arritur që të na rrëfej një udhëtim fantastik në qelizat e shpirtit, udhëtimi përfytyror të fluturon në parajsë, rrethuar me petalëngjëjsh...në shkrimet e saj, gjen fjalë të reja, një imagjinatë shumë e ndjerë që do ish me fat kushdo ta përjetonte, ZONJËZEMRËN (si shprehet ajo)!!!
Irina percepton konceptin në një formë artistike të përkryer kur thotë:- Eshtë i pari që ndjen kur i vjen dashuria, i fundit, të ushqen me shpresë mos ikë...Është e para poete që endet nëpër dy botë:-në atë realen dhe surealen. Poezia ˮZonjëzemra është një mesazh që i shërben njerëzimit, por edhe një himn për shpirtin e sakrificës në jetën reale, përfshirë harmonizimin e trupit me shpirtin.
Autorja ka një imagjinatë të thellë, në Artin e poezisë, është talente e rrallë, e veçantë, në letërsinë shqipe! Në vargun e Irina Hysit rrjedh mjaltë shpirti, kush është profesori i saj i trurit, por, për ta thithë ëmbëlsinë artistike të vargut të saj, duhet lexuar e rilexuar disa herë!
Zbërthim artistik surrealist e mendim të thellë filozofik shpreh në varg, rreth lumturisë, se ajo lumturia vjen, apo është diku në thellësi të trurit që kur nuk bënë çerdhe, s’ka një vend të caktuar, nuk jeton gjatë, është në udhëtim, se ke mik të përhershëm veten, mendimin , ajo dhe është në lëvizje në hapësirat e pafundme të kozmosit.
• I përmbahet magjisë së Artit dhe shkencës;-Poezia shkencore nxit risi estetike, i përmbahet idealit të modernizmit si një lutje për liri të imagjinatës së imagjinatarit, ky subjekt i ri ka gjetur një forme të re poetike, te poezia:- Imagjinatar.
Natasha Lako, ka thënë se:-“Poezia është art i fjalës dhe i magjisë së gjuhës, është si puna e hyrjes në një det të madh siç është gjuha shqipe.
Këtu ka magjira të pafundme për të zbuluar në radhë të parë ndijimin, në shpirtin e njeriut. Sepse, momenti mund të jetë shqetësim edhe i shekullit!”
Kjo, mbase tek Irina duket si një definicion. Ajo udhëton lirshëm sa në dritë aq në errësirë, sa në kopshtin e Adamit aq në Natën e Bartolomeut, vargu i saj të zë në befasi, të bart nga njëri skaj tek tjetri. Diku në shkrimet e saj, thotë: 2011-22 -12
Jo mo jo...ashtu ska! Në ke thikë pre!
Në ke mollë ha.
Ti i do të dyja.Ti do, pre, dhe ha!
Ndaje të shkretën…
Çmendon ta pre mos ta pre?
Për hir të vrapit që more?
O ha, o nda?!
Përse njeriu të jetë kaq egërsirë që i jep mundësi autores ta bëjë poezinë pikturë, e pikturën ta shndërrojë në film, përse e detyron autoren të shkrij gjithë atë energji në kërkim të dritës?
Se në vargun e saj po ta zbërthesh, duket se të gjithë njerëzit zvarriten, se lumturia është një gjë shumë e rrallë, që e sjell vetëm truri, pothuajse ne se njohim, përveç pjesës tjetër të mbetur që ne njohim shumë mirë.
“Ne përjetojmë gjithë pjesën e mbetur gënjeshtër me shpresën në plus, për plus. Si në hipnozë ndodh, truri yt mund të hyjë brenda trurit që do shumë, dhe të kuptojë çdo lloj veprimi, sado që do përpiqet të mos tradhtojë veten pala e trurit tjetër, aftësia për të fituar dritë në errësirë, dhe të shkruajë me sy çka në mendje, lind pikërisht aty” shprehet në disa vargje autorja.
Në një botë të tillë e të shprehurit është më shumë se elokuencë ku ajo thotë “E le të bëhet koka daulle e të shpërthej në lëng për lëng” pra, një koncept ku materia dhe ndërgjegjja, fizikja dhe psiqikja dhe pse të pavaruara jetojnë paralelisht.
Te poezi- “Bebi gola”bëhet fjalë për seks imagjinar;-si te Migjeni por në një mënyrë tejet abstrakte.
Të shkosh veç e veç e të analizosh poezitë e Irina Hysit do duhet shumë kohë, shumë mund për të zbërthyer dhe këtë padyshim do e bëjnë kritikët e letrave shqipe, me të vetmen arsye, se ajo ka bërë një kapërcim tejet të dukshëm, duke të lënë pas leximit tablo me ngjyra dinamike që lëvizin vrullshëm në shërbim të kuptimit të mendimit.
Poetja -paraqitet mes tre koordinantave me kombinime.
Te poezia PIKË! Pikë në hapësirë! Orientim xhestesh!
Për kuptimin pikë,
Supozohet se barazia renditet që të bëhet gjykim i saktë,
për treshen e numrave realë x....y....z...!
Ç´vlerësimesh të dukshme!
Gërmat ngatërrohen marrin renditje t´ҫuditshme, ndërrohen,
ҫdo ditë, ose me kohën.
E ndjen që jeton në një nënbashkësi, ku gjithnjë përpiqet,
ҫdo kush të gjej pikën e vet.
Dikush do humbë me siguri. Shikoje! Vetëgjërat, thërrasin,
kërkojnë plotësime! Kudo! Pikë për Pikë!
Ka krijuar një stil tjetër plot ҫudi në letërsi, vetëm fjala artistike duron shumë mënyrëshmërinë e shprehjes dhe të radhitjes pa norma të veçanta duke thyer çdo tabu të çdo shkolle letrare. Ajo ka trasuar një rrugëtim të posaçëm e të veçantë që në letërsinë shqiptare gati nuk haset kund.
Mendoj se është e para që na fletë përmes pikturës, apo që vargu të krijon një skenar të një filmi ku aktorë është koha, e ne, endemi si statuja me leshrat ngritur.
Irina krijon vargun artistik – metafizik duke lëvruar hapësirave të pafund të zbuluara nga vetë intelekti dhe magjia e saj, vetë-lëvizje mes një bërthame e cila shkaktn ndjenjat që banojnë brenda saj.
Në poezinë e saj ka realitet, skena të ndërtuara nga më të ndryshmet, dinamikë me mjeshtëri aktrimi, shumë ngjyrshmëri, ndjenja të thella, optimizëm frymëzues, dhimbja pa gjak, ka shpirt human që vetëm ajo din të përshkruaj e t’i dhuroj lexuesit. Irina është edhe pak sa e çuditshme, në vargjet e saj si lypësi nuk lutet për bukë, por për tu bërë perandor...andaj autorja fletë qartë“ Unë fle kur jam e mërzitur, nëse ju nuk mund të gjeni dashurinë, si në dëshirat tuaja, thirreni ajo vjen....
Te poezia:-Vijë-pauz shekullore!
Drurë që s´digjeshin, krimbat përcëllonin!
Krihet e fluturës, brirthët kapardisnin krahëve t´erës!!!
Krejt ndryshe! Është një filozofi e perceptimit, ku lexuesi kërkon në thellësi të imagjinatës për të sjell, apo vjen me prurje, për të zbërthyer gjithë ato fenomene që rrëfehen në formën e letrarizuar.
Për Irinën nuk mund të them asgjë, por për vargun e sajë mund të shkruhet me muaj të tërë, të zbërthehet nëpërmjet të saj imagjinata, magjia se këtu nuk flitet për talent por për një autore që ndoshta sundohet nga muzat!
Në faqen ku janë postuar këto vargje nuk mund të gjesh lexues që mund të komunikojnë me thellësinë e mendimit, me mënyrën e krijimit, nuk mund aq lehtë të zbërthehet e gjitha ajo që thuhet vetëm në një varg, andaj iu mbetet kritikëve që këtë formë krijimi letrar ta zbërthejnë, se është nga vlerat më të çmuara të letërsisë, por jo vetëm të asaj shqiptare.
Është krijim i veçantë, është rrugëtim i vetmuar nëpër shtigje që vetëm ajo i din, dhe si e tillë.
Irina Hysi është shumë e pakapshme në poezi, madje e pakapërcyeshme me interpretimin e saj!
Deri më sot kemi lexuar klasikët, kemi lexuar të moderuarit që nga Migjeni, Dritëro, Kadare, Arapi, Podrimja, Zhiti... dhe shumë e shumë të tjerë, por stili që ajo shkruan, mendimi që shpreh, porosia (mesazhi) që jep, mënyra se si e jep vargun dhe duke dhënë një mesazh në fund të ҫdo poezie, e VEÇON NGA TË GJITHË!
© ║ Inv Safet Hyseni║
Gazetar, Publicist, Kritik, Redaktor teknik-artistik, Shkrimtar Ora Shqiptare
ZONJËZEMRA, ARTI RILINDËS I NJERËZIMIT
URDHËRUAR PËR TË UDHËHEQUR
Abstrakt
Zonjëzemra është poezia e engjëjve. Kushdo që është ulur për disa kohë nën thirrjen e zemrës u thellua natyrës së qënies dhe më pas mendjes një natyre të ngjashme: "njerëzore". Fjala "zonjëzemra", në thelbin e saj do të thotë "lajmëtar zemre" kjo fjalë magjike që i shërben vetes por dhe madhështisë mrekullore të kësaj bote, zemrës së njerëzimit e cila thërret për paqe për emrin e vet Zonjëzemra Irini e vërtetë është perceptim shpirtërimi prej drite t´brendëshme labirinth i bardhë i cili rrezaton shkëlqimin e shkëlqyer gjakut të saj të kuq.
Kjo zëmërzonjë-zonjëzemër e cila ndërshkëmben dy botët atë të dukshmen dhe atë të padukshme ekskluzitivisht i takon balancimit dhe mbrojtjes së kultit e cila zotëron vehtëveten në sekretet hyjnore me vetëvullnetin e vet si misioni më I lartë i Z.Z e cila fuqizohet prej energjie të dhuruar ose burimkërkuese në litarët e gjatë transformues të gërmadhave atij realiteti të padukshëm ku nata është me e gjatë se dita dhe ku ngushëllimi ynë i vetëm është ZONJËZEMRA e rrethuar nga subjekte të padukshme abstrakte por aq të ndjeshme deri në përjetim.
Jemi ne ata se si e perceptojmë botën tonë të emocioneve prirur pritjen me urtësi e heshtje, herë – herë edhe duke ulëritur pa zë, përmbysim rrjedhën e paepur, lumenjve të veshëve tanë, vërshojmë ndryshe dimesionesh me vetëdije kozmike transformuar një ëndërr të mrekullueshme pa jetë - për një jetë për me qenë e përsosur një ëndërre të ëndërruar të madhe vërtet.
Lumenjtë qetësohen ashtu si rrjedha e gjakut kapilarëve e ngadaltë futen sërish në sistem e cila siguron qëndrushmërinë prej rrënjëve të frymëmarrjes nga periferia sërish kthim në zemër japim shtysë vetë jetës nga lindja kohë për të jetuar në lindjen kuptim për të dualizuar qëndrimin e qëllimit tone me dhembshuri e zemërgjerësi për çdo kundërshtim lufte ajo krijon brenda trupit tonë harmoninë e formave, sakrificën ekuilibruese të kuptimit të përnjëhershëm.
Durimin!
Ushqimi i durimit arrit përshtatmëri përpjekjesh lidhur strukturash me bukurinë e qëndresës sistemit siguron integritet në organet tona të gjalla ose të bëra delete qëllimisht për të imagjinuar forma të reja vetëzotërimi midis fuqisë tonë, përpjekjes energjike për të lundruar shpirtit tonë të vetëm udhëheqës mbi ndikime që lëvizin mbretërisë sonë brenda kufijve të mundjes me mund, ofruar llojin e një përsosmërie ku njeriu mund të aspirojë me pastërtinë e arsyes kundrejt imagjinatës me dashamirësi për të gëzuar atë çka privohet realitetit, udhëtimin drejt një lumturie të pandryshueshme pavdekësie në ruajtjen e harmonisë universale ku Zonjëzemra është Arti RILINDËS I NJERËZIMIT!
Sepse ne jemi unifikimi në brendësi i navigimit të ndërgjegjes në atributin e krijmtarisë, realitetit të imagjinaur, e cila vihet ne funksionin e ndërgjegjes si pjesë e diçkaje të shpirtit përmes metafizikës që ka të bëjë me dimensionet e imagjinatës ekstra të hapësirës së paprekur ashtu si drita i mban aspektet e tërësisë të lidhur me botën më misterioze, prej ku natyra është themeli i fundit dhe i kudogjendur i gjithë realitetit nga ne u krijuam. Prania e saj varet nga kristalizimi i mbështetjes së universit si një nënsistem i hapësirës dhe kohës përmes tingujve ylberues të muzikës qiellore.
Bota lëviz kudo me shigjetat e saj të dashurisë ngarkuar me vete, kuptimin e pakomunikueshmërisë së dy gjysmave të zemrës, për gjetjen e një shpirti të vetëm ku vetja vetë është krijuesi i pasurisë dhe tjetri i gjeturi për ti prodhuar efekte të kundërta por kurrsesi sunduese.
Ndërsa evolucioni i perceptimit që ka të njëjtat efekte mbi realitetin e pashkruar ku mendja kontrollon trupin rezistues hekur e kobalt konsiderohet si një mendje e ndërgjegjshme, e balancuar dhe e vetëdijshme e prekur nga hapja e një kalimi ose transformimi me inteligjencën pafundësisht vetëdijes në zë, në mënyrë krejt të qartë plot fuqi si smboli i ngjitjes dhe formës njerëzore së pavdekshme nga ku referohet koncepti i fjalës Z.Z dhe titulli I librit ZONJËZEMRA
Z. Z zhvillohet poetikisht te gjithkush duke trokitur shqisat e vet në imagjinatën, figura e padukshme e njeriut në shprehjen e saj më të bukur dhe më të pastër; hir dhe sinqeritet me veten shkëlqyeshmëri force dhe fisnikërie e cila dëshmon në madhështinë e meditimit mbi kërkimin e burimit të pavdekësisë!
Ky lajmëtar qiellor vendosur si një substancë e pastër që jep e merr urdhërat brenda qenies dhe përtej bën lidhjen ʺmish-kockëʺ me anë të intelektit vetëzbulues mesazhesh për durimin dhe padurimin e ligjit të dëshirës mbi sekretin e frikës pa ndërprerje si shkaku i gjithëfuqishëm i kuptimit të fshehur rendit të kërkimit e të shkruarit e cila çon në premtimin e çlirimit, ʺz.zʺ bën revolucionin rilindës të shpirtit, afirmuar pafundësisht paqen e lumturisë, dëshirës së vetë për një qëllim të lartë, me mbrojtëse ideale ʺZonjëzemrënʺ, frymën e vet!
© Irina Hysi Ma"](https://scontent-waw1-1.xx.fbcdn.net/v/t1.0-0/p526x296/19875523_1891391761113013_4536643112761429860_n.jpg?_nc_cat=0&_nc_eui2=AeE4kbXX9INdmAfdd7mKofvh5YEOR4QUXtm6LBe4ghh_OvWtTz4v0zreIolsS_B85ZQVf__isOLco1x2vQ5LkL4u0LjAGR-7Sfmwv4tInJIhdQ&oh=ae681dd27ce0110e313f489757fe9815&oe=5B9941E3)
