Painting, poetry, photo abstract, scientific studies, research, interview artists.

4/8/17

LIBRI "ZONJËZEMRA"

I DASHUR LEXUES
LIBRIN "ZONJËZEMRA" DO TA GJENI NË PANAIRIN E LIBRIT DURRES
MIRËNJOHJE UNIVERSITET EVROPIAN TË SHQIPËRISË. Botimet UET PRESS
JU FALENDEROJ, JAM MIRËNJOHËS GJITHË SA NDIHMUAN PËR BOTIMIN E LIBRIT FALENDEROJ Z.HENRI , Mario Çili
FALENDEROJ ATA QË E BLENË LIBRIN DHE MË KËRKUAN AUTOGRAF, DHE ATYRE QË PRESIN.
Ndihem e privilegjuar t’ju ftoj për të për të shërbyer juve i dashur lexues, si një gotë verë librin tim të ri "ZONJËZEMRA" ndoshta dikush që është i etur, si unë, ky libër pretendon për të dëgjuar mendimin tuaj vetë zërit tuaj, e në qoftë se nuk pajtoheni me të, thjesht mbyllni librin.
Fuqia ime imagjinative udhëheq vizionin tim, kam lindur me poezinë.Jam e dërguara e hyjnive, do sjell fjalën e perëndive, në të gjitha kohërat e njerëzimit çdo mbret kish afër një poet të zotin, mbreti im është ai që ndjej unë në zemrën time, dashuria ime e madhe që unë do luftoj për këtë qëllim pa u lodhur duke i shkruar.
Ju miq të dashur kush më lexon din mirë
Fjala ime është angazhim për veten, një thirrje për liri të brendëshme, të menduarit e gjuhës time në të gjitha format e saj.
JAm vetja në lëvizjen e mendimit, rrënja ime e pemës kominikuese në shoqërinë e sotme moderne.
Udhëheqë shpirtin tim në të vërtetën, duhet të sjellë veprën time "ZONJËZEMRA" mbi një kërkim pyetës për kuptimin, e cila gjen veten mbi rregullat abstrakte të jetës sociale.
Zemra ime mban thesaret e fshehura në heshtje, mendimet, shpresat, ëndrrat, kënaqësit”, lidhet ngushtë me funksionin emocional, percepton botës reale vizionin e brendshëm për kuptimin e të vërtetës, zhurmën e shpirtit, e përjeton botën në cipë filtruese dhe metamorfozë të vërtetë.
Ky libër transformoi botën time metafizike përtej, në një peisazh të brendshëm dhe ideal, ku ju do e vëzhgoni.
FUQIA, ajo lindi magjine e avrës duke rritur mua si NJERI .
Jam një Imagjinatar Ideal që banon mes një konceptimi individual por që udhëzoj ta lexoni i dashur lexues, të fantazojmë botën e realitetit, nën një Diell jashte e brenda vetes , si një e vërtete transhendente.
Ju përshëndes i dashur lexues me një poezi të findit këtij momenti.
Udhëtimi im nëpër labirint!
________________________
"Udhëzomë në ëndërr" Imagjinatar,
me magjinë e fjalës, kodet e tua?!
Eja projektojmë të njëjtë osmozë…
Zgjomë o ëndërra ime reale- ireale?!
Oh ti shushurimë pëshpëritjesh pafund…
Ti dëshmitari im më i vëmendshëm!
Ti univers shenjash prej fryme në frymë.
Ti i kulluari i kohës, kuptomë ti lexues.
Unë jam një pemë" e gjelbër shprese.
Ah ti shpirt i shpirtit tim, besoje,,,
Ti që m’ngjeth’ m”trazon, m”shpik në kohë!
Rrënja ime e të vërtetës; Ar”gjeth...
Jam e dërguara e hyjnive, fryti yt...
Erdha, për të kuptuar mirë veten, ty...
Çfarë jam unë?
-Ti, je Ai në unë, ku dua të gjej, jam e etur.
Uji im i bekuar.
O dashuria ime e madhe!
Ndoshta ti nuk do zgjohesh kurrë, por...
Ishe e do jesh pasqyra ime...
Ku gjeta veten!
Udhëtimi im nëpër labirint!
Marrëdhënia me poemat e librit mban kuptimin e fshehur surreal -abstrakt lëvizës drejt së vërtetës, aty e qeveris veten në analizën e gjendjes nga ku ndodhemi.
Libri e fsheh arsyen thellë por, fton juve i dashur lexues për të shijuar ushqimin tim poetik në substancë emocionale aktive.
Shoh qartë vetëm me zemër dhe pse e padukshme për sytë është një kërkim metafizik imi, një lartësi e brendshëme, e padukshme e cila m"ndërmjetëson dhe sugjeron realitetin e padukshëm Universal ku gjithsecili dyshon.
" Ky libër lindi nga një dashuri e madhe, çelësi i librit është përmbajtja e mesazhit, është një përgjigje ndaj botës për të komunikuar, me veten, me JU, e cila endet qiell-tokë, e mbyllur, e paprekur, ulëritëse në heshtje.
VETJA!
Me vlerën që i jep kuptim ndërgjegjes njerëzore, jep frymë, thërret ajrin, shpirtit tim i flas si e vetmja mënyrë ku gjej zgjidhjen, për të kapërcyer jetën tonë, të shkojmë asaj përtej.
FALENDEROJ
KUSH LEXON, LEXOHET" DHE DO LEXOHET
FALENDEROJ GJITHË ATA QË E DUAN DHE DASHURUAN POEZINË TIME DHE E KANË BËRË FRYMË NË POEZINË E TYRE JETIKE, JAM E LUMTUR MADJE!
© Irina Hysi MA

PëlqejShiko më shumë reagime
Komento
Komentet
Luan Rama Shume e bukur kjo poezi qe po lexoj! Urime Irina!

PëlqejShiko më shumë reagime
Përgjigju
1
22 minuta
Manage
Irina Hysi Te falenderoj i nderuar mjeshte Luan Rama dhe une te lexoj vazhdimisht, e pelqej shume stilin tend te te shkruarit , kerkimet e tua, prurjet qe jane vlere per lexues e krijues, jemi bashkeudhetare udhetimesh botesh te reja, ndihem e privilegjuar qe te kam mik, un lexoj miqte e mi ata qe kam perreth qe jane fillozofet e rinj te se ardhmes. Nderimet e mia i dashur Luan Rama nje poezi dhurate per lexuesin per Ju jeni vlera e ketij kombi.

PëlqejShiko më shumë reagime
Përgjigju15 minuta
Manage
Kristaq F. Shabani Suksese irina! Panairet e librit shqip kane nevoje per organizime serioze dhe paraqitje dinjitoze te veprave te mirefillta letrare bashkekohore si dhe prezantime analitike e jo per promovime steriotip. Synimi i tyre nuk drejtohet ne synimin dhe ne tehun e duhur. Rendesi, ne keto panaire, duhet te kete dhe aftesia intelektuale e lexuesit, i cili duhet te selektoje me te miren, me te perzgjedhuren, vleren. Kur vjen puna u jepet me shume rendesi publikimit te veprave politike , qe shkruajne disa kalemxhinj, te cilet nuk kane te bejne fare me Letersine, madje u jepet dhe çmime!. Kjo pervoje ka shkaktuar dhimbje koke te shkrimtaret dhe poetet profesioniste... Shpresoj qe ju te arrini sukses ne kete pjesemarrje me librin Tuaj...

PëlqejShiko më shumë reagime
Përgjigju12 minutaËshtë përpunuar
Manage

PëlqejShiko më shumë reagime
Përgjigju16 minuta

ARTIST ART VIZUAL

❇ Painting, poetry, photosabstract, scientific studies, research, interview artists. ❇ ©

The Psychology of Art