NJË ZOG BLU, NJË ZOG KAFE
________________________
________________________
Veç lulet zbutin të kundërtat, dhe ti tokë...
E heshtur... që kockat e mia pret, sa duron?!
E fortë, shiun e pangopur pin, ta dua ujin.
Ta njoh dhe burimin e dhënies... dhe atë të pritjes...
Rrjedha mbyllëse ktheve.. s"takuar shpirtit pikët...
Lotë muresh ti premtuan betonet e qyteteve dhe ja...
Dimrat e egër të viteve pesëdhjetë ...
Këto llavët e nxehta djersët ngrijnë ...ah?!
Ashtu pa fjalë, puthin kordat, ciklin syret”.
Përbindshat e ikur hijet ngjallin liqeneve.
Patëbardhat kapriçoze natës rëndë i tunden.
Gjethet sa këmba e njeriut, rrathëve mbulohen...

Cicërimë dashurie, drita ju bëftë!
Fjalët e veshit në sy...një zog blu, një zog kafe...
#byirinahysi
10 Gusht 2017