Painting, poetry, photo abstract, scientific studies, research, interview artists.

27/10/20

FRYMIM

 FRYMIM

Mbizotëroni veten - mbizotëroni botën!
#byirina


Qenia që ndërtoi Botën është shpirti i pavdekshëm'.
*****
Pastaj, u bënë njerëz...
dhe njerëzit përsëri...
do të ngelen shpirtra...
Shpirtra,
që bënë një zgjedhje reale...
Shpirtra,
me qenie të mbinatyrshme nga e kaluara
që u veshën me kulturë, pjekuri, dashuri...
Cilësi
që mbajnë "Njeriun shoqëror", në ekuilibër!
#byirina


Piktura e poetizuar!

Për të pikturuar një trup duhet të dini të prekni nën imagjinatën e telave pa gjemba dhe të depërtoni thellë nën akorde, shtatë lëkurat e ritmit poetik me një fantazi të papërshkrueshme midis heshtjes së folur dhe shijes delikate të një ngjyre të çliruar!
by#Irina Hysi

Modigliani thoshte:-
Kur t"njoh shpirtin tënd do t"pikturoj sytë e tu!



Të kuptuarit e jetës!
--------------------------

Vetëm ata që shikojnë në sytë e të dashurve të tyre, jetojnë
sepse kuptojnë dhe mësojnë për jetën!





💎 YJET E SHPIRTIT💎

Poeti  nxiton në dritë me fuqinë e jashtëzakonshme për të zgjuar kuptimin ngjyrues imagjinativ të veprimit që qëndron në gjumë në shpirtrat e tjerë, me qëllim të ndriçojë konceptin e tij mbi mendjen e vet!...
#byirina💎

Cilësia në ekuilibër është gjith" sekreti i jetës!
#byirina

__Një udhëtim____

Ne, shtrojmë kohën, vetëm!
Si një urë aventure të dëshiruar...
Ne duam lulet e shpirtit, prekim xhamat avulluar...
Ne duam shiun, pijmë lotët...
Ne kemi ftohtë, duam ngrohtësi, ndërrojmë palltot...
Ne habitemi me fytyrën, çdo herë në pasqyrë...
Puthim lëkurën tonë me ëmbëlsi, habi:- u rritëm?
Ne jetojmë me poezinë si me fëmijën tonë...
Ne ngrejmë supet, kur ata ndryshe nga ne, guxojnë...
Ne shikojmë me dhimbje, mendojmë, e mendojmë...
Ne të lumturuarit e ajrit, që qendisëm me mollzat tona..
Atlasin e globit! Mbajmë gjallë, me frymën tonë.
Ne, shpirtrat e pastërtisë së arsyes,
udhëtarë,
që ndamë nga veshjet e mishta ethe t"përhershme!
Shpirtin, nga trupi braktisëm,
për zhurmën e zhurmës së etjes!
Pa atmosfera madhështore hirëzimi,
që mrekullia i fillon para fillimi...
Paradokse që udhëtojnë me ne,
lëngun e jetës...!...
Që ushqejn veten pëshpëritjesh t"gërmëzuara...
Që ndërron hapat pas, të rizbulojë gjurmët...ooh...!?...
Vetëm!
"Është një e vërtetë!
Si gurgullon verë e vjetër, derdhur qelqit të kristaltë...
Si një mbulesë tavoline në tryezë,
ndjen kënaqësinë e shkëputjes së plotë...
prej...
Njeriu!....



ZEMËRORI
____________
Dajti! Shtrirë përmbys!
Para syve!?..
Gjithë ai trup vigan, ëëëë?
Brenda gjoksit të malit,
fshehur ka...të pamundurën.
Të vërtetën e të vërtetës,
lartësinë e njerëzimit!
Të rrallën e dritave drithëruese,
të magjishmen e magjishme,
të sinqertën esenciale hyjnore,
dashurinë e vjetër të dashuruarën,
të shpërbëshmen dashurore...
Në shkëmbim materiesh të gjysmueshme
Mëshiruar brenda shpirti, puthësin e yjeve
si gjithëçkanë e mendjes,
të përkushtuarën gjithësuar etnor,
zemërekun e Shpirtit ngjizur,
errësirash palcash kockore ...
Të kërkuarin shekullor të shekujve.
t'dyshuarin për gjumë - pagjumit dimëror !...
Mikun i fundit, të parin t'paparë...
I paqëllimshmi i veprave të veprëruara
Ç'njohës gjigand i ndritshmi i Diellit !
Zemërorin zemrek, botës së sheshtë!...










KUSHTIM

SUBLIMUAR si vetë jeta!
Nuk e humb fuqinë imagjinata as globi nën rrathë të errët!
Çdo gërmëzim fjale do të zbërthejë thelbe shprehimi!
Dhe format e buzëve tona do ruajnë format hyjnore!
Tani, ne do të flasim mes nesh në kuptimin e shtatë!
Imagjinata pa tela do të triumfoj yjet, bebet nën çehret...
Ne nuk do jemi më njerëz me maska por shpërthim dinamitesh
Ne do të kuptohemi me njëri-tjetrin përmes shqisash.
Si ushqimi ynë më i domosdoshëm trupit e shpirtit
Ne do të kërkojmë gjithë dashuritë në fëmijët tanë
Do të gëzojmë vetëm brenda kufijve të mureve tanë
Sytë tanë do të luten shumë mbrëmjeve
Yjet të zbresin qiellërimit!

Artist dhe punon!
Arti në nivelin shoqëror!
Vepra më e bukur e vitit




My art
paperpainting on paper
37 x 27.5
Çelësi i dritës së botës!

Unë jam frymë, vendos shpirtin në ëndrrat e mia.
Eci ngadalë, si mbi një pasqyrë prej ari të pastër.
Reflektuar rrezes diell imazhin tim qiellorit.
Eci, eci butë, butë...shikoj pas meje, dritëhije, forma...
Në kthesën e një vargu, qenia ime ndriçon formimi.
Githëçka që sështë gjithçka dhe gjithçka asgjë.
Botët e mia të dashura, gjithçka mbi një ekuilibër!

#Irina Hysi


Shpërndarja e dritës së diellit ! Ylberi.




2/6/20

brenda busulle

Kudo isha unë, brenda  një busulle të fshehur, 
si një provë pa provë..,udhëtuar në kërkime..
një bote që po humbet  blusë të ujit... thellë...
Vehtja si një instrument i vetëm njeriut oqeanik
në ekstaza rrjedhjesh shukullohet si mbulesë,
shtrirjes universale të shekullit të maskuar, kokëulur..
Pam - Pam, notash apsolute, masonike...muzikë...
Çuditem si diejt pijanec priten të pihen pasqyrash..
Nuk besoj se heshtja urdhëroi te zhdukë gjithçka!
Nuk besoja se shqisat e zjarrtë, zbehën ëmbëlsitë..
Çkohë e zemëruar shtrin siluetët si fatet në qelq,
në tastierat e egra, mollzat zhveshin gishtat e vet...
Para meje një ekran pa shpirt shkëlqyer ngjyrimesh,
Pikturash të rreshtuara, orësh të lodhura pashpirt...
Tërhiqen zvarrë, në shportat e zhurmshme mëngjeseve...
Mbrëmësoret e munduara që fshijnë veshët në pëllëmbët...
Çfarë heshtje e habitshme mbështjellë  pritjesh..
Çbëjmë, ne bëjmë?!?...
Ne të përjashtuarit që ndërgjegjen ndjekim me imagjinatë!
Për ditë të ndritshme  për sy të sinqertë,
do prodhojmë shqisa të reja?...
Kudo isha unë, vetëm, me dysha të përndjekur zerove gjigandë...

6/5/20

NJERIU I MËSUAR


Ah, njeriu i mësuar!?!
Ky njeri që më shqisat e tij flet.
I njeh mirë zinxhirët e të folurit.
Sështë thjesht poezia e një dite,
as ndjekja e pëlqimeve të turmave.
Është më shumë se shumë,
vizioni i këtij njeriu të panjohur.
Është ajo çka shikohet ndryshe,
nga ç'shohin e ndjejnë të gjithë.
Që jo natyrshëm,
ju duket se tashmë dinë gjithçka!?
Po gjithçkaja duk s'ka!
Thua se e di, e njeh asgjëja,
botën e re të gjithçkasë...
Nga t'i'a nisë?
Asgjëja!
Çfarë çudie, injoron gjithçkanë?
Ndërsa gjithçkaja e re,
shumë më e re se e vjetra...
Gjithçkaja, që ju mban një linjë,
asaj i shumëzohet,
- rishumëzohet, kur nis pjesëton:-
habinë me njerinë.
Merr synë e djathtë e lidh.
Ç'habitesh?
E lidh me dorën, dorën me gishta,
gishtat me tregues.
Ja!...
Kështu nis e shkruan, poezinë ndryshe.
E deri këtu shkruajnë të gjithë,
por jo, rri në linjë....
Nga syri në dorë nga dora në ballë.
Në ballët që lexon përballët...Njeriu gjuetar.
Njeriu që kthehet dhe hy në veten,
njeriu që ndryshe paramendon.
Njeriu që formon kuantikët paralele,
mes dy a më shumë kohësh.
Njeriun, udhëtarin shumëdimensional.
Njeriu që sfidon veten.
Njeriun që kthen veten në vetëvetëveten,
që ecën në ajër, majë një litari,
me një shkop bambu të gjatë.
Njeriu që hy në një tjetër kohë,
në një univers të ri me idetë e tij,
me konceptet e tij.
Njeriun që ngjiz, çfarë prek!
NJERIU që mban hapur librin universal,
nga yjet dhe gjithçka.
Që ka një rend tjetër mbretëror!
Njeriun, e imagjinatës!!!...

@Irina Hysi





18/9/19

Në Shtëpinë e Shpirtit


Në Shtëpinë e Shpirtit
***
Brenda Shtëpisë së Shpirtit, kthehen" pasionet -
Gra te bukura në t"mëndafshta veshur
dhe me zafirë në kokë....
Nga pragu i shtëpisë e deri brenda në thellësi
përcaktuar në të gjitha dhomat.-
Në më të madhen, ku me netët gjakun e tyre ngrohin-
kërcejnë dhe pijnë me flokët e tyre lëshuar
Jashtë dhomave të zbehta ,
e kostumeve të modës së vjetëruara,
virtytet kthehen dhe me hidhërim dëgjojnë,
festën që bëjnë kurtizane të dehura.
Në xhama dritaresh fytyrat e tyre zvarritin...
dhe shohin të heshtura, të zhytyra në mendime,
drita, diamante dhe lulet vallëzimit .
Kostandin Cavafy
1894
Përktheu Irina Hysi

8/8/19

Udhëtimi im nëpër labirint!

E lumtur, ndërtuar brenda shtëpisë time të zemrës lumturinë,qëllimin për një të ardhme të ndritur! 
30 Shtator 2004#byirina
Udhëtimi im nëpër labirint! Nga unë- Për Ty!________________________

"Udhëzomë në ëndërr" Imagjinatar,
me magjinë e fjalës, kodet e tua?!
Eja, projektojmë të njëjtë osmozë…
Zgjomë o ëndërra ime reale- ireale?!
Oh ti shushurimë pëshpëritjesh pafund…
Ti dëshmitari im më i vëmendshëm!
Ti univers shenjash prej fryme në frymë.
Ti i kulluari i kohës, kuptomë ti lexues.
Unë jam një pemë" e gjelbër shprese.
Ah ti shpirt i shpirtit tim, besoje...
Ti që m’ngjeth’ m”trazon, m”shpik në kohë!
Rrënja ime e të vërtetës; Ar”gjeth...
Jam e dërguara e hyjnive, fryti yt...
Erdha, për të kuptuar mirë veten, ty...
Çfarë jam unë?-Ti, je Ai në unë, ku dua të gjej,

jam e etur.
Uji im i bekuar.
O dashuria ime e madhe!
Ndoshta ti nuk do zgjohesh kurrë, por...

Ishe e do jesh pasqyra ime...
Ku gjeta veten!
Udhëtimi im nëpër labirint!  Irina Hysi Art

Fotografia e Irina Hysi



Komentet






ARTIST ART VIZUAL

❇ Painting, poetry, photosabstract, scientific studies, research, interview artists. ❇ ©

The Psychology of Art