Alfredo Vega Beautiful message
https://www.animafest.com.cy/en/festival/gallery/192-junior19.html
Kush eshte Erich Fromm?
Bio:- [Erich SELIGMAN Fromm! (Një nga psikanalistët filozof që udhëhoqi me mendimin dhe kuptimin e
tij të botës. (Si fëmijë i vetëm, prindërit e tij hebrenj dhanë atij edukim
pluralist konservator. I jati një njeri me temperament, një tregtar vere. Ai
përfundoi studimet në Universitetin e Frankfurtit në 1919. Filloi me
sociologjinë dhe më pas psikologjinë. Lufta e Parë Botërore solli atij, bindje
të paqarta duke ndryshuar kuptimin e tij teorik. Në fund të luftës, Erich
Fromm, në v. 1918 ish një i ri thellësisht i trazuar, i fiksuar se si ish ishte
e mundur lufta, me dëshirën për
irracionalitetin e sjelljes masive njerëzore, me një dëshirë pasionante për
paqe dhe mirëkuptim ndërkombëtar[1]. Ish bërë skeptik ndaj të gjitha ideologjive dhe deklaratave zyrtare,
me binden se për gjithçka që duhet të dyshosh”! Ai u drejtua nga sociologu
Alfred Webberai dhe u lareua në vitin 1922 me Phd. Në vitin 1920 ndryshoi dhe
drejtimin e tij akademik drejt psikologjisë me teoritë e tij për kritikë dhe
sociale ai ndihmoi në themelimin e Institutit Psikoanalitik të Frankfurtit nën
orjentimin e Max Horheimerthen. Nga viti 1922 -1973 ai dha mësim në Universitet
dhe bëri hulumtim mbi disponimin totalitar[2] të forcave gjermane të punës përpara ngjitjes së Hitlerit në pushtet
dhe që u botua në vitin 1984 me titull klasa punëtore në Weimar Gjermani. Nën
pushtimin nazist të Hitlerit Erich Fromm u detyrua të largohej për në Gjeneve
dhe më në fund në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Libri i tij i parë Arratisja
nga Liria u botua në vitin 1942, ku u trajtuan, lidhjet tradicionale të shoqërisë
mesjetare, ndjenja e pavarësisë pasuar nga Dyshime e ankthe, bëri atë të
izolohej të ndjehej i vetëm, izoluar nga shoqëria, në përfshirje pasigurie qe nënshtroi
atë në veprimtaritë irracionale duke ndriçuar kërkimin e shenjtërores[3], arratisjen nga liria[4] dhe që u perceptua sin një
nga origjinat e psikologjisë politike. Kërkimet e tij kishin në qendër Frojdin,
para dhe pas luftës së parë Botërore.)
- poezi nga Irina Hysi
- poezi nga Irina Hysi
- poezi nga Irina Hysi
NJË ÇUDI SI JU!
Veç Ti, Mbinatyrshmëri, njihje udhët e mia.
Të kërkoja në qiell por ti ishe dhe je kaq pranë.
Ti familja ime e përsosur, që të kisha e kam kudo.
Shkova vetëm kudo, duke kërkuar larg, prita kohët.
Atje, vetmive të mëdha mësova të njoh njerëzit.
Pashë botën mrekulluar si tingëllonin thellësive jetët.
Gjithkund vetëm, një hap para, edhe një, pastaj një pas!
Ti siguria ime, mendimet e mia shpesh të vërteta.
Hapi im, ti hapi im që tokën e dashur preke butësisht!
Ti dashuria ime ishe gjithshkaja, më e vërteta!
Me ty, planeti i madh gjigand dukej më i vogël.
Dhe erërat e egra ishin vetëm një fllad, forca ime.
Çdo kulturë e re më bëri të toleroj, të mësoj më shumë.
Nuk urreva kurrë askënd, sepse nga Sokrati kuptova!
Sa qenie e përsosur janë të gjitha qeniet njerëzore së bashku.
E për ti dalluar yjet gjigandë e xhuxhë, rreshtova shqisave të mi.
Me ndritshmërinë e tyre më treguan rrugët.
Të gjithë ishin dhe jemi si një kuptim, si një shenjë.
Kur heshtjet mohuese mbytnin, shikoja larg mbi malet.
Diellin, që tani zbret çdo ditë te unë, në zemrën time...
Çdo ditë, me Diellin, duke pritur, në lindjen e Tij.
Ti dashuria ime që më mbajte gjallë, sensi im i jetës.
Një çudi si ju!
Poezia ime!
Athens, Greece
- poezi nga Irina Hysi
- poezi nga Irina Hysi
- poezi nga Irina Hysi
- poezi nga Irina Hysi
- poezi nga Irina Hysi
- poezi nga Irina Hysi
Mbizotëroni veten - mbizotëroni botën!
#byirina
Qenia që ndërtoi Botën është shpirti i pavdekshëm'.
*****
Pastaj, u bënë njerëz...
dhe njerëzit përsëri...
do të ngelen shpirtra...
Shpirtra,
që bënë një zgjedhje reale...
Shpirtra,
me qenie të mbinatyrshme nga e kaluara
që u veshën me kulturë, pjekuri, dashuri...
Cilësi
që mbajnë "Njeriun shoqëror", në ekuilibër!
#byirina
Piktura e poetizuar!
Për të pikturuar një trup duhet të dini të prekni nën imagjinatën e telave pa gjemba dhe të depërtoni thellë nën akorde, shtatë lëkurat e ritmit poetik me një fantazi të papërshkrueshme midis heshtjes së folur dhe shijes delikate të një ngjyre të çliruar!
by#Irina HysiModigliani thoshte:-
Kur t"njoh shpirtin tënd do t"pikturoj sytë e tu!
Të kuptuarit e jetës!
--------------------------Vetëm ata që shikojnë në sytë e të dashurve të tyre, jetojnë
sepse kuptojnë dhe mësojnë për jetën!💎 YJET E SHPIRTIT💎
Poeti ✨ nxiton në dritë me fuqinë e jashtëzakonshme për të zgjuar kuptimin ngjyrues imagjinativ të veprimit që qëndron në gjumë në shpirtrat e tjerë, me qëllim të ndriçojë konceptin e tij mbi mendjen e vet!...
#byirina💎Cilësia në ekuilibër është gjith" sekreti i jetës!
#byirina__Një udhëtim____
Ne, shtrojmë kohën, vetëm!
Si një urë aventure të dëshiruar...
Ne duam lulet e shpirtit, prekim xhamat avulluar...
Ne duam shiun, pijmë lotët...
Ne kemi ftohtë, duam ngrohtësi, ndërrojmë palltot...
Ne habitemi me fytyrën, çdo herë në pasqyrë...
Puthim lëkurën tonë me ëmbëlsi, habi:- u rritëm?
Ne jetojmë me poezinë si me fëmijën tonë...
Ne ngrejmë supet, kur ata ndryshe nga ne, guxojnë...
Ne shikojmë me dhimbje, mendojmë, e mendojmë...
Ne të lumturuarit e ajrit, që qendisëm me mollzat tona..
Atlasin e globit! Mbajmë gjallë, me frymën tonë.
Ne, shpirtrat e pastërtisë së arsyes,
udhëtarë,
që ndamë nga veshjet e mishta ethe t"përhershme!
Shpirtin, nga trupi braktisëm,
për zhurmën e zhurmës së etjes!
Pa atmosfera madhështore hirëzimi,
që mrekullia i fillon para fillimi...
Paradokse që udhëtojnë me ne,
lëngun e jetës...!...
Që ushqejn veten pëshpëritjesh t"gërmëzuara...
Që ndërron hapat pas, të rizbulojë gjurmët...ooh...!?...
Vetëm!
"Është një e vërtetë!
Si gurgullon verë e vjetër, derdhur qelqit të kristaltë...
Si një mbulesë tavoline në tryezë,
ndjen kënaqësinë e shkëputjes së plotë...
prej...
Njeriu!....
ZEMËRORI
____________
Dajti! Shtrirë përmbys!
Para syve!?..
Gjithë ai trup vigan, ëëëë?
Brenda gjoksit të malit,
fshehur ka...të pamundurën.
Të vërtetën e të vërtetës,
lartësinë e njerëzimit!
Të rrallën e dritave drithëruese,
të magjishmen e magjishme,
të sinqertën esenciale hyjnore,
dashurinë e vjetër të dashuruarën,
të shpërbëshmen dashurore...
Në shkëmbim materiesh të gjysmueshme
Mëshiruar brenda shpirti, puthësin e yjeve
si gjithëçkanë e mendjes,
të përkushtuarën gjithësuar etnor,
zemërekun e Shpirtit ngjizur,
errësirash palcash kockore ...
Të kërkuarin shekullor të shekujve.
t'dyshuarin për gjumë - pagjumit dimëror !...
Mikun i fundit, të parin t'paparë...
I paqëllimshmi i veprave të veprëruara
Ç'njohës gjigand i ndritshmi i Diellit !
Zemërorin zemrek, botës së sheshtë!...
KUSHTIM
SUBLIMUAR si vetë jeta!
Nuk e humb fuqinë imagjinata as globi nën rrathë të errët!
Çdo gërmëzim fjale do të zbërthejë thelbe shprehimi!
Dhe format e buzëve tona do ruajnë format hyjnore!
Tani, ne do të flasim mes nesh në kuptimin e shtatë!
Imagjinata pa tela do të triumfoj yjet, bebet nën çehret...
Ne nuk do jemi më njerëz me maska por shpërthim dinamitesh
Ne do të kuptohemi me njëri-tjetrin përmes shqisash.
Si ushqimi ynë më i domosdoshëm trupit e shpirtit
Ne do të kërkojmë gjithë dashuritë në fëmijët tanë
Do të gëzojmë vetëm brenda kufijve të mureve tanë
Sytë tanë do të luten shumë mbrëmjeve
Yjet të zbresin qiellërimit!Artist dhe punon!
Arti në nivelin shoqëror!
Vepra më e bukur e vitit
My art
paperpainting on paper
37 x 27.5
Çelësi i dritës së botës!Unë jam frymë, vendos shpirtin në ëndrrat e mia.
Eci ngadalë, si mbi një pasqyrë prej ari të pastër.
Reflektuar rrezes diell imazhin tim qiellorit.
Eci, eci butë, butë...shikoj pas meje, dritëhije, forma...
Në kthesën e një vargu, qenia ime ndriçon formimi.
Githëçka që sështë gjithçka dhe gjithçka asgjë.
Botët e mia të dashura, gjithçka mbi një ekuilibër!#Irina Hysi
Shpërndarja e dritës së diellit ! Ylberi.
Ah, njeriu i mësuar!?!ARTIST ART VIZUAL