Sonte, kjo natë është më e bukur pa gënjeshtër
Këtë natë, harrova fytyrën tënde, gënjeshtër..
Është dimer, limonat kanë arritur majat
Varen nga pemët, portokallenjat e shartuara
në kopshtin përballë gjelbërimit t"rrethuarat
Fytyra juaj errësohet me këtë mbrëmje të harruar,
Pa yje, pa hënëplotën, bluja e qiellit sërish kujton
Ballkonet e pritjes fshehin fantazmat e plagosura
Mbërthyer pas parvaze mesenxheresh shkruajnë
Letra të gjata të jargavitura që rënien shpallin
Çuditërisht, zhurmat e zhurmshme fshij pa lexuar
Brenda xhamave, shumë fytyra dhe shenja avullojnë
Që të gjitha , duket sikur ngjajnë, por,
kur shtrojnë të flenë ...zbulojnë...
Mbulesa të leshtat, fytyra të vërteta...
Sonte, kjo natë, është më e bukur pa një gënjeshtër...!...
#byirinahysi





