Painting, poetry, photo abstract, scientific studies, research, interview artists.

23/4/19

PAQE nën dritën e një qiririu Për Ditën Botërore të Librit!

PAQE nën dritën e një qiririu Për Ditën Botërore të Librit!
_______________________________________________

Dashuria e Nene Terezes ngriti ne qiell po aq fuqishem me paqen e saj, si rrezia e diellit i shtrihet shtratit te tokes,
shpirtin e te ardhmes!

***
Imagjinata është aq pjellore në ndryshimin e formave
që asgjë nuk është e barabartë me fantazitë e tij të çuditshme.
Shakespeare nga :- Nata e mbretërve (1600)
***
Nuk ka një libër kaq të keq që nuk ka asgjë të mirë në të.
***
Miguel de Cervantes; Don Kishoti, II, 3 (1605)
 — meMadre Teresa de Calcuta / Mother Teresa Of CalcuttaWilliam Shakespeare dhe William Shakespeare's Romeo + Juliet.
Fotografia e Irina Hysi

29/3/19

Kujtesë...

Kujtesë...
Zotat nuk vdesin, besimi vdes,
turmës së vdekshme të mosmirënjohësve.
Perënditë të pavdekshme janë,
nga vështrimet tona fshihet re e argjendtë'...
Oh, Thesalia e shenjtë që prej vitesh të duam,
shpirtrat prej tyre kujtojnë,
kur Perënditë tek ne, lulëzojnë kujtime...
pulsime të të parës dashuri,
Sa herë që flladi muzgut puth Thesalinë
gjallëri nga jeta e perëndive kalon,nëpër atmosferë,
një formë e papeshë 'thelbëzon,
figura të paqarta mbi kodrat e saj fluturon!...
K. Kavafi

9/3/19

LERMA SHPIRTIN TË LIRË


Lerma Shpirtin Të Lirë

TranslateLerma shpirtin të lirë, trurin, zemrën,
koh e shfaqjes mbaroi!
Lerma, trupin e pamundur, kur ti ma ke lënë!
Lermi venat e mia, të lëvrijnë të padukshmes,
qetësinë e errësirës së trupit tim.
Ka humbur tashmë pasionit të rrugëve...
Nuk ka as zjarr as puthje as flakë të dridhshme,
ti je kthyer në kashtë, e vetmja gjë që të ndez,
është stuhia e kërkesave të mia...
Ti përkulesh mbyll sy, ngre nerva, hej,
tani duket sikur mishi yt vjen erë i djegur,
rënkon gjuhën e drurit të lëmuar, largohesh prej frike,
shuan të pathënat than e thith, pranverat...
Tymi nuk ta do hirin dru i papjekur..fikeni ushqyerjen
Ti pyet a të dua më, por në fakt ti e di,
me gjet lirinë, diçka...diç duhet...arma e varur oxhaku....
Dhe, fikesh ngadalë-ngadalë thëngjijve fshehur...

Sa vite skllavëri paskam duruar, pritur, pritur pak liri e lumturi!?...

#byirina



6/3/19

Endrra e Mbinatyrës.



Artisti ecen neper poezine e mrekullueshme te jetes,
si njeriu me i privilegjuar i tokes,
sigurisht ai ka nje mision, kthyer poezine ne prekshmerine.
Apsolute si nje persosmeri, ai nuk vdes kurrë,
shënime, fjalë, reflektime, ngjyrat, tingujt që lë pas,
janë vazhdimësia e qenies së tij
mënyra e tij për të qenë.
Sepse Artisti i perket shpirtit,
duke ecur në gjithë bukurinë e mrekullueshme,
një bote tjetër poetike, si një krijesë e privilegjuar
që ka misionin e lartë për të prekur ëndrrën Mbinatyrës!

E VERTETA

E verteta nuk shkruhet kurre, ajo vetem jetohet, askush deri me sot nuk ka arritur ta shkruaj te verteten si nje te vertete, ka te vertete por ajo do ngelet ne erresiren e drites se saj!
E verteta eshte nje gje tjeter e pathene njeriut, qellimit pse ai erdhi ne toke, ai do ike pa e mesuar kurre qellimi i tij ishte ....
Oh sa e trishte pse Imzot ju dini gjithshka pse nuk flisni pse ..
AI u pergjigj sepse une funksionoj me llogjike 😪
# byirina

Artisti

Nje njeri mund te lindi artist pa marre kurre asnje mesim nga askush!
#byirina

31/1/19

ΑΝΟΙΞΗ

Fotografia e Irina HysiΑΝΟΙΞΗ — me Irina Hysi Artist.


SI LIND LUMTURIA…

Vjet, Nëntori ishte i butë,
dhe bora e parë nuk erdhi që nuk erdhi,
sivjet Nëntor i kuq si e shikoni,
mëngëshkurtër e më i butë,
shoku dimëror nuk do që ta marrë…
eeee….që nuk do ta marrë atë”…!?…

Vetëm nëse, tokën mbyt,
e ja nis stuhia,
bie shi, e gjeneron bujqësia”,
i shtron fushat në shtratin e artë
gjën” e gjallë, dheeeen e dhiiii,
e barinj, shtëpi më shtëpi…
Diellin e kuq, çati më çati…
e plot e përplot dashuria…

E mandej, lind lumturia…!?…

- poezi nga Irina Hysi


30/1/19

Lërini ata që janë në favor me yjet e tyre /Will. Shakespeare/


Lërini ata që janë në favor me yjet e tyre
Sonneta XXV
Lëreni ata që janë në favor me yjet e tyre
Për nder publik dhe tituj krenarë mburren, 
Ndërsa unë, çfarë fati nga pengesat e tilla,
Harrojeni gëzimin për të nderuar më së shumti.
Dashamirët e princave të mëdhenj favorizojnë,
gjethet e tyre të ndershme,
por si një marigold në syrin e diellit,
dhe në vetvete krenaria e tyre gjendet e varrosur,
Për një vrenjtje, ata, në lavdinë e tyre vdesin.
I dhimbshmi luftëtar ishte i famshëm për luftimin,
Pasi një herë një mijë fitoret u shpërblyen,
Është nga libri i nderit, i rrafshuar mjaft,
Dhe të gjithë të tjerët u harruan për të cilat ai u mundua:
Atëherë unë u lumturova, dashur jam nga dashuria
Ku nuk mundem as të heq, as të hiqem.
Will. Shakespeare
#byirina2012 nga Greqishtja
Marigold -Nje specie bime lule qe i hapet diellit me agimin -
Amor dhe Venus 1614 Rubens

Sonte, kjo natë, është më e bukur pa një gënjeshtër...!...


Sonte, kjo natë është më e bukur pa gënjeshtër

Këtë natë, harrova fytyrën tënde, gënjeshtër..
Është dimer, limonat kanë arritur majat
Varen nga pemët, portokallenjat e shartuara
në kopshtin përballë gjelbërimit t"rrethuarat
Fytyra juaj errësohet me këtë mbrëmje të harruar,
Pa yje, pa hënëplotën, bluja e qiellit sërish kujton
Ballkonet e pritjes fshehin fantazmat e plagosura
Mbërthyer pas parvaze mesenxheresh shkruajnë
Letra të gjata të jargavitura që rënien shpallin
Çuditërisht, zhurmat e zhurmshme fshij pa lexuar
Brenda xhamave, shumë fytyra dhe shenja avullojnë
Që të gjitha , duket sikur ngjajnë, por,
kur shtrojnë të flenë ...zbulojnë...

Mbulesa të leshtat, fytyra të vërteta...
Sonte, kjo natë, është më e bukur pa një gënjeshtër...!...

#byirinahysi
Fotografia e Irina Hysi
Pëlqej
KomentoNdaj
Komentet

ARTIST ART VIZUAL

❇ Painting, poetry, photosabstract, scientific studies, research, interview artists. ❇ ©

The Psychology of Art